Në prag të Vitit të Ri, efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë festojnë me fëmijët në nevojë

Në prag të këtij Viti të Ri, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë zgjedhur të festojnë me fëmijët në nevojë.

Të shoqëruar nga fëmijët e tyre, ata u bënë pjesë e festimeve në disa shtëpi fëmijësh dhe qendra sociale.

“Të festojmë të gjithë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit! Gëzuar festat!”, ishte mesazhi i tyre, teksa nuk i kursyen as dhuratat për fëmijët.