Ja kush janë sportistët më të mirë për vitin 2021 sipas “Globe Soccer”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianluigi Donnarumma është zgjedhur portieri më i mirë në botë i vitit 2021 nga “Globe Soccer”.

Numri një i Italisë dhe Paris Saint-Germain fitoi trofeun, por nuk ishte i pranishëm në Dubai për ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ndërkohë, Txiki Begiristain është zgjedhur si drejtori sportiv i vitit. Ai e mban këtë rol te Manchester City. Edhe spanjolli nuk ishte i pranishëm në Dubai. Mes kandidatëve ishte edhe drejtori i Interit, Piero Ausilio.

Leonardo Bonucci është zgjedhur si mbrojtësi më i mirë në botë nga “Globe Soccer”. Paraqitjet e tij me Italinë dhe Juventusin ia kanë siguruar një status të tillë. “Është kënaqësi të jem këtu, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura, por dua t’ia dedikoj këtë çmim bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mi. Gjithashtu dua të falënderoj familjen time”.

Federico Pastorello fiton çmimin e menaxherit të vitit 2021, duke pasur si rivalë Mendes, Raiola, Zahavi. Pasi u ngjit në skenën e Dubait, italiani tha: “Është bukur të jesh këtu. Ne zakonisht punojmë prapa skenave. Dua të falënderoj ‘Globe Soccer’, familjen time, lojtarët e mi dhe klubet që më lejojnë të jem këtu”.

Italia pushton Dubain; zgjidhet kombëtarja më e mirë në botë për vitin 2021. Të pranishëm në “Globe Soccer”, në Dubai, ishin trajneri Roberto Mancini dhe Gianluca Vialli si delegat i FIGC, përveç presidentit, Gabriele Gravina.

Chelsea, fituesi i Ligës së Kampionëve, zhpallet klubi më i mirë i vitit 2021, siç pritej. Nga blutë e Londrës nuk pati asnjë përfaqësues në Dubai, për të tërhequr çmimin e “Globe Soccer”. Çmimi special i “Globe Soccer” ka shkuar për Cristiano Ronaldon.

Këtë vit, sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, mori një tjetër lëvdatë si fitues i çmimit “Maradona”. Njohje e punës si “Golashënuesi më i mirë i vitit” për polakun, për rekordin e tij të mahnitshëm prej 64 golash dhe 10 asiste më 2021.

Lexo edhe :  Akuzat për korrupsion, gjykata zviceriane liron Sepp Blatterin dhe Michel Platinin

Elegant dhe i gjithanshëm në fushë. Mbappé është i famshëm sidomos për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme. Jo çuditërisht, ai është zgjedhja e këtij viti për lojtarin më të mirë të “Globe Soccer”.

Të fundit

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Kryeministri Rama takim nesër me shqiptarët e Kretës në Greqi: Shqipëria 2030

Ditën e nesërme më 29 mars kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë, Greqi. Kryeministri Edi Rama i...

Greqia rrit pagat e ushtarakëve nga 13-20%, ja si do të funksionojë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura...

Barcelona po bën gati projektin e ri, gjashtë lojtarë me të ardhmen në ajër

Muaj më parë, Barcelona nisi me planin e rinovimeve për të siguruar vazhdimësinë e lojtarëve që ka në përbërjen e saj dhe të cilët...

Lajme të tjera

Web TV