Ky është momenti i papritur kur një gazetari televiziv iu desh të ndërpresë transmetimin e drejtpërdrejtë – pasi mësoi se po i vidhnin shtëpinë teksa ai dilte në transmetim.
Argjentinasi Alejandro Pueblas duhej të informonte moderatorin në studio që duhej të largohej.
Shikuesit panë gazetarin e shqetësuar duke u thënë atyre në studio se do t’i duhej të hiqte mikrofonin dhe të nxitonte të kthehej në shtëpi.
Alejandro, i cili punon për kanalin e lajmeve Cronica HD dhe po raportonte drejtpërdrejt nga Florencia Varela, tha: “Sapo më njoftuan se kanë hyrë në shtëpinë time. Më falni, por duhet të iki.
Kam njerëz brenda në shtëpi dhe s’mund t’i le vetëm,” tha gazetari./ Daily Mail