Rama inspekton kantierin e rindërtimit në zonën e Spitallës: S’ka asgjë që na ndalon. Durrësi brenda dekadës do të jetë në hartën e botës si një nga qytetet më të njohura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar kantierin e rindërtimit në Spitallë të Durrësit, aty ku po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve, Mohammedbin Zayed Al Nahyan.

Për këtë projekt është ngarkuar kompania Emaar Group, e cila gjithashtu do të bëj dhe realizimin e projektit të Portit të ri të Durrësit. Drejtuesi i kësaj kompanie, Mohamed Alabbar, u shpreh i bindur se Durrësi brenda kësaj dekade do të jetë një qytet tepër i njohur në botë. Një ambicie të tillë shprehu edhe kryeministri.

Mohamed Alabbar: Dua t’ju përgëzoj që e kaluat këtë dhe mundët ta menaxhonit sepse ishte një katastrofë e jashtëzakonshme njerëzore.
Edi Rama: Ajo që ju keni bërë është e pa çmuar. Që po e bëni këtë realitet. Mbreti premtoi të na vinte në ndihmë me këtë mbështetje kaq të madhe. Ja ku jemi. Tashmë fondet e Abu Dahbit janë në drejtim të mbarë

Edi Rama: Tua bësh jetën më të mirë se para tragjedisë dhe në këtë zonë, i detyrohemi shprehjeve publike të mirënjohjeve sepse është sasia më e madhe e parave që erdhi për mbështetje të drejtpërdrejtë. Praktikisht dy ndërhyrjet më të mëdha për strehimin janë kjo që është më e madhja dhe ajo që bëri presidenti Erdogan në Laç. Ata bënë të mundur që 2500 apartamente të bëheshin. Është drejtimi juaj, pasioni, këmbëngulja, marrëdhënia që jemi bërë bashkë. Ne kemi një shprehje: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Kemi një ndihmë të rëndësishme nga BE për shkollat. Ne kemi financuar gjysmën e projektit dhe gjysma po financohet nga ata.

 

 

Të fundit

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

“Ja 70 aksionet e javës!” Hiqet si polic e bën video me armë, procedohet

Policia e Shtetit njoftoi ditën e djeshme se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 20-vjeçarin me inicialet A.H. Po cili ishte problemi...

Arrestimi Veliajt/ Ish-prokurori: Kallëzimi, anonim! “Letra e Jovan Bregut” u dërgua nga…

I ftuar në emisionin “Open” ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte i tepruar. Sipas tij hetimi i...

Rusia njeh Kosovën? Flamuri në një park të Shën Petersbugut, shpërthejnë polemikat

Kosova është bërë shkak i një debati të nxehtë në Shën Petersburg të Rusisë. Një park i këtij qyteti duket se ka njohur Kosovën...

Lajme të tjera

Web TV