U kap duke tregtuar 700 fishekzjarre dhe 300 kapsolla, arrestohet 38-vjeçari në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e djeshme një 38-vjeçar të identifikuar si Arti Çuko pasi u kap duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentin përkatës. Ai akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Mësohet se blutë e Fierit i kanë sekuestruar 38-vjeçarit 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla. Prangosja e Çukos është kryer gjatë një kontrolli për parandalimin e tregtimin në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një rast të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sukuestruan 700 copë fishekzjarre, 300 kapsolla, 20 kubik si dhe tre automjete tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Të fundit

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Lajme të tjera

Web TV