Hyjnë në fuqi masat anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë personat që do të hyjnë në territorin e Kosovës, nga sot e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19.

“Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës më 1 dhjetor 2021.

Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë bërë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Nga masat anticovid përjashtohen:

1.Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do të largohet nga Kosova brenda tre orësh.

2.Personat, të cilët punojnë si shoferë me kusht që të respektojnë protokollin.

3,Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit.

4.Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë orësh.

5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë.

6.Personat nën moshën dymbëdhjetë vjeç.

7.Personat me dëshmi mjekësore që kanë komplikacione të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës. Lokalet lejohen të punojnë deri në orën 23:00, kurse muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

Lexo edhe :  Kriza politike në Kosovë,deputetët mblidhen për të 11-ën herë për konstituimin e Kuvendit

Kjo do të sjellë probleme për shumë pushues shqiptarë, pasi Kosova është një ndër vendet e pëlqyera nga gjatë sezonit të dimrit për shkak të disa vendeve turistike me borë.

Të fundit

Hetimi i krimeve zgjedhore/ 44 kallëzime penale për parregullsi, 20 procedime të hapura

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra...

57-vjeçari dërgohet i plagosur në spital, dyshimet e policisë në Elbasan

Një 57-vjeçar është transportuar në spitalin e Elbasanit me lëndime në kokë dhe në trup. Policia thotë se 57-vjeçari është transportuar me autoambulancë në...

Zhduket pa gjurmë 16-vjeçari shqiptar në Irlandë, dyshohet se…

Policia e Belfast-it ka lëshuar një apel për ndihmë pas zhdukjes së një 16-vjeçari shqiptar, Marvin Gjuzi, i cili është parë për herë të...

Giro d’Italia në Shqipëri/ Policia zbulon masat e sigurisë në Elbasan

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë...

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri...

Lajme të tjera

Web TV