Hyri viti i ri, Tritan Kalo: Kam një rikujtesë për ju për COVID-19, gripin dhe antibiotikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të vitit të ri, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo pas urimit ka një mesazh për të gjithë shqiptarët lidhur me situatën ku ndodhemi si pasojë e pandemisë dhe varianteve të reja që po qarkullojnë. Mjeku ka disa këshilla për përdorimin e antibiotikëve, por mbi të gjitha edhe mbrojtjen kundër sëmundjes që deri tani ka marrë miliona jetë në botë.

Kohë kovidiane… 3.01.2022…Vit sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës, kolegë dhe bashkëkombas…RIKUJTESË dhe MËSIME nga e shkuara jonë….Si çdo Pandemi e këtyre 100 viteve të fundit, edhe “flama mbarëbotërore” e Sars-Cov2/Covid-19 ka harkun kohor të shtrirjes së saj…Pandemitë pararendëse janë transformuar në infeksione endemike, në harkun kohor që shumë pak e ka kaluar atë të dy viteve…

Në “ndrydhjen” edhe të kësaj Pandemije në “të njejtin kafaz kohor”, krahas VETNDËRGJEGJËSIMIT tonë, përdorimit si, kur dhe sa duhet të TRINOMIT të stërprovuar ndër shekuj për raste të ngjashme: Maskë, Higjenë personale dhe kolektive, si dhe Distancim fizik, në këtë Pandemi kemi edhe mundësinë të përforcimi të tyre,  me anë të VAKSINIMIT të ndërgjegjësuar e jo të sforcuar….

Vjeshta e vonë dhe Dimri ka futur në lojën e shkaktimit të infeksioneve aerogenë, edhe viruset stinorë sidomos ato të Gripit stinor….Shfaqja simptomatike, klinike, biologjike dhe imazherike e tyre është pothuajse e njëjtë, NDAJ nuk ka rreth dhe në mesin tonë vetëm Covid-19/Sars-Cov2….Në ndërkohë si për çdo infeksion viral ANTIBAKTERIALËT/ANTIBIOTIKËT, nuk luajnë asnjë rol në mjekimin e tyre përpos rasteve kur ato ndërlikohen me infeksione bakteriale, çka në përgjithsi nuk ndodh para ditës së 5-6 të fillimit të sëmundjes…

Antibiotikët (Anti-bios) janë përgatesa ose përbërës natyrorë të cilat “lëndojnë/shkatërojnë” jetën e mikroorganizmave që rrezikojnë shëndetin tonë, POR edhe trupi ynë nuk është në përgjithsi indiferent ndaj efekteve parësore dhe dytësore të tyre….PËRDORIMI vënd e pa vënd i Antibakterialëve/ Antibiotikëve sikundër ka ndodhur këto muajt e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, po krijon një REZISTENCË progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen….

ANTIVIRAL specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ka në përdorim, ato që mendohet se veprojnë ndaj tij janë produkte të sintetizuara laboratorikisht kundër viruseve si HIV/AIDS, shkaktarit të EBOLAS, Gripit të derrit H1N1, etj., por që pas modifikimeve të bëra “supozohet” se kanë efekt edhe ndaj Sars-Cov2/Covid-19 vetëm e vetëm në pesë (5) ditët e para të infeksionit, atë të Viremisë, të cilat përkojnë në përgjithsi edhe me periudhën e inkubacionit/heshtjes klinike të sëmundjes….

Përdorimi i tyre është treguar “mjaft dobiprurës” për financat e prodhuesve dhe të përshkruesve të tyre, por pak ose aspak dobiprurës në ecurinë e sëmundjes dhe të ndërlikimeve të saja…”Përsëritja mbetet mëma e dijes dhe babai i kujtesës për gjithësecilin nga NE”, qoftë ai i sëmurë apo MANTELBARDHË…Together forever!!!” shkruan ai.

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Manchester United rikthehet tek fitorja, Djajtë triumfojnë në transfertën e Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore minimale në transfertë ndaj Fulham, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV