Policët serb festuan me këngë gjenocidin e Srebrenicës, Vuçiç u del në mbrojtje: Fajin e kanë mediat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka komentuar videon ku u panë anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd duke kënduar këngë ultra-nacionaliste, duke i thurur lavde gjenocidit në Srebrenicë, shkatërrimit të Vukovarit e duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve në Serbi, transmeton Gazeta Express.

Për ato pamje, Vuçiç ua ka lënë fajin mediave kroate, pasi sipas tij, ato “qëllimisht promovojnë histori negative nga Serbia dhe nuk u kushtojnë vëmendje sukseseve të Beogradit”.

“Nuk i pashë të gjitha detajet, aq sa lexova… Është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre dhe po aq sa imi dhe sa i shumve prej nesh, se ata do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur. I takon policisë të ndërmarrë veprime të përgjegjshme”, tha ai.

Megjithatë, ai i bën përgjegjëse edhe mediat kroate, të cilat e publikuan lajmin. Madje, me pamje.

https://www.youtube.com/watch?v=WeWh-i047HQ&t=1s

“Është më mirë të mos komentojmë për mediat kroate, sa i përket marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve, duhet të kuptojmë se nuk mund të jetojmë dhe të mbijetojmë pa njëri-tjetrin dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë”, tha ai para gazetarëve.

“Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Unë u bëj thirrje njerëzve të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, ashtu siç i kërkoj boshnjakëve që të kujdesen për fqinjët e tyre serbë”, tha Vuçiç.

Një video që është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë gjatë festës së Vitit të Ri, shfaqi botëkuptimin e zyrtarëve serbë, që me heshtjen miratuese nga lart, nuk ngurrojnë ta shfaqin nacionalizmin e tyre të rrezikshëm./ Gazeta Ekspres

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV