“Shembulli i parë i mikpritjes”/ Ministrja Frida Krifca promovon bujtinën “Maria” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nuk i kursen promovimet e njerëzve të punës dhe që kanë investuar në vendin tonë.

Shpesh në llogarinë e saj, kemi parë individë të ndryshëm të promovuar nga ministrja, e cila ka qenë pranë tyre prej vitesh, ndërsa tani vijon t’i mbështesë në rolin e ministres.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në rrjetin social Facebook bujtinën “Maria” nga Labova e Kryqit, në Gjirokastër.

Maria Kallajnxhi vendosi të investojë në këtë zonë, duke e shndërruar shtëpinë e saj në bujtinë me motive tradicionale dhe gatime te shijshme dhe sot, ajo nuk duket aspak e penduar për zgjedhjen e bërë, përkundrazi.

“Kartolina nga Labova e Kryqit na sjell bujtinën Maria. Shembullin e parë të mikpritjes, ngritur përmes mbështetjes së dhënë ndaj turizmit rural në programet e bujqsisë. Hapur për vizitorë, në një fshat me tradita, gjeografi magjike e histori të orthodoksisë.

#bashkë

#MeNjerëzitEPunës”, shkruan ministrja Krifca në postimin e saj.

Të fundit

“The Guardian”: Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit. Ai mund të imagjinojë se ka arritur një fitore...

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia...

A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

Nga Frank Gardner, BBC Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për...

Sulmet Iran-Izrael, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Ministri bën me dije se evakuimi i dy...

Arabët kërkojnë Berat Gjimshitin, ofrojnë miliona euro për shqiptarin

Disa lojtarë të përfaqësueses tonë po shqyrtojnë ofertat e ardhura në treg, me shpresën se sezonin e ri do të paguhen më mirë, por...

Lajme të tjera

Web TV