Përse e “fsheha” CD- në  me muzikë banale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kujtim Kurti

 

Nuk jam kompetent muzike, por e dua atë, e kam ndjekur, në çdo skaj, të çdo lloji, të çdo vendi, gjinie e ngjyrash, me shumë emra, (të mburrem pak që kam dëgjuar live) që nga perlat Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Çako, Mentor Xhemali, Tonin Tërshana, Françesk Radi, Irma Libohova e shumë e shumë të tjerë të kohës së diktaturës, e të fillimeve të pasdiktaturës, të tjerë nëpër bote, Rolling Stones, Scorpions, The Ëho, Madona, Charles Aznovuer, Santana, Amy VVinehouse, Madona, Ed Sheeron, Merita Halili e plot e plot të tjerë, qoftë aziatike, spanjolle, country, blues, rock, r&b, jazz,… mjafton që të tingellojnë bukur.

Por…

…Ky është shkrimi…!!

Evolimi i emigrantëve shqiptarë në këtë dhjetëvjeçar, është i paimagjimueshëm në të gjitha aspektet, sot kane biznese,punojne me korporata , administrate, shkence, ushtri, universitete, art, kulture, sport e kudo.

Nuk janë të pakët amerikanët që shfletojnë gazetën Illyria (Nevv York Times – për shqiptaret) nëpërmjet së cilës, tashmë e dinë që s’je i thjesht ballkanas, me një histori 50 vjeçare diktatoriale, 12-13 vjeçare “tranzicioni kaosial”… Por populli më i lashtë në, autokton, me gjuhën më të vjetër në botë, me një histori krenare luftërash, emrash, figurash, personalitetesh me famë si Nënë Tereza, Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Aleksandër Moisiu, Ismail Kadare, vëllezërit Belushi, Bekim Fehmiu, Inva Mula etj.

Një nga libraritë më të mëdha e më të shfrytëzuara jo vetëm në Nevv York por në gjithë amerikën është BARNES NOBLE BOOKSELLERS. Kjo vjen jo vetëm nga larmia e librave, enciklopedive të gjithëfarëllojshme, informacionit, seksionit të muzikes nga çdo skaj i botës, por edhe nga ambjentet e pushimit, kafeneve, sallat e leximit, sallat e seminareve, takimit me autoret, etj etj.

Gjithashtu të bën përshtypje gjallërie, lëvizjet e papushimta në çdo orë, llojshmëria në mosha, rraca, ngjyra, seksi e gjuhe.

Vitin e kaluar në front të hyrjes kryesore tek vitrina gjigande ku dallohen dukshëm librat e e rinj e më të mirët në botë, u stepa kur pashë novelën e Kadaresë “Spring Flovvers, Spring Frost (Lulet e ftohta të marsit) të përkthyer nga David Bellos që plotëson numrin 25 të librave në anglisht e frëngjisht, kryesisht nga shtëpia botuese “Arcade Publishing Inch. N.Y.”

Nuk ka gjë më emocionale e të bukur, kur shikon në këtë skaj të botës, të shohësh të huajt duke shfletuar librin e njeriut tënd!!!

Gati të njëjten ndjesi pata këto ditë, kur në seksionin e muzikës internacionale në një vitrinë kryesore të hyrjeve të reja, pashë një CD “Anthology of VVorld Music- Music from Albania”… Ishte prodhim i 1999-tës të Rounder Record Corp. Cambridge Massachusetts….. ku në komentin përcjellës, ndër të tjera thuhej se: pas një izolimi 40 vjeçar, meqë Shqipëria u hap, dy etnomuzikolog gjermane… (pa emra…?!?!?)… duke kaluar nëpër gjithë vendin, mblodhën muzikën për këtë CD.

Lexo edhe :  Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë vjen 'Roma Romale 2025'

Nuk është problemi se jane apo s’janë gjermane ata, e pse paraqesin muziken tone. Ajo është e drejtë e cilitdo, sipas kritereve që ka autorësia, e rregullave të vendit nga i merr. Por e çuditshmja ishte se në atë përmbledhje 20 këngësh e melodish, gjoja nga të gjitha krahinat e vendit, karshi thesareve të kengeve e melodive perla tona, të futen me “pakujdesi ” këngë të greqizuara, apo arvanitase me dominim grek. Më të turpshme tingellojnë kënget e fundit jevgjiteshe si “…To Trageti Meklino…”. Ky ështe titulli i këngës në shqip për gjermanët. Mesa kuptova nga anglishtja bëhej fjalë për udhëtimin me traget. E në fund për të lënë një shije më të mirë CD-ja mbyllet me këngën turke “Emine”.

Me një lloj indinjate e hoqa CD-në nga ballina e dukshme ku edhe ishte në krah të një CD-je “Gipsy Songs”.

Duke e futur me një qoshe të skajeshme, thashe me vete, si do ta ndjenin veten ata që kanë kënduar këngët perla të jugut, shtojzovalle të laberise, kreshnikeve të maleve me një korr shqiponjash, t’u rendisnin në krah disa harabela pendërrjepur.

Kaq e parëndësishme ka qenë për ata që i kanë shoqëruar apo ndihmuar “gjermanet”??? . Kemi ne muzikologë, kritike muzike, përmbledhes të saj, që të japin kontributin e tyre për të mënjanuar këto “PAKUJDESI të qëllimshme”???

Ne kemi respekt për kulturën e tyre, pse ata e mbase disa nga ne… jo ??????

26 April 1999

Tani… pra… tek festivali i fundit …. !!’

Mendim im.

Se pse m’u kujtua një grup i njomë, i brishtë, i çiltër, i ëmbël, lozonjar, modern, plot shpresë si edhe demokracia e asaj kohe në hapat e para, muzikën do ta fuste butë e butë në vazhdën e botës……

Oh çfarë ëndrash për ta, e për ne!

Por jo!

Ne s’gabohem e kishin “Djemte e Detit”

Gjynah…… Zhgënjim… Ku është arritur…??!!

E mendonin ata apo ne se do vinte koha e bythëve..??? E skenave gjoja moderne, ku nuk ka lidhje modernia, e organizimit skandal, ku organizatoret injorojne talentet e mrekullueshëm që kanë në përbërje me ata zëra mahnitës???

Ku shkojne me atë juri e ata prezantues që ngatërrohen në çdo dy-tre fjalë e shikojne njeri-tjetrin kujt i vjen rradha të deformuar nga plastikat ku edhe atë çikë cica që kane e i nxjerrin u ka ikur seksualiteti, ku nxjerrja epidemike e njërës shale kujton se do t’u mbuloje ulërimat e këngës fituese, gjoja të kombinimit me lashtësinë e jehonave tona…????

O zot…

Me siguri Europa do çuditet e do bëhet pishman që na ka votuar.

Unë si injorant i kësaj lloj muzike… do ta fsheh edhe këtë video!

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV