E rëndë/ Vritet natën e ndërrimit të viteve 22-vjeçari shqiptar në Angli (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën natën e ndërrimit të viteve në Angli. BBC raporton se Fatjon Oruçi u gjet i vdekur pas trazirave të dhunshme në një rrugë në South Yorkshire, në qytezën e Rotherham.

Oruci, i cili jetonte në Londër, u gjet i plagosur rreth orës 01:20 të shtunën. Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se ai humbi jetën nga plagët si pasojë e rrahjes, ndërsa ishte goditur gjithashtu me thikë, tha policia e South Yorkshire.

Policia ka arrestuar për këtë ngjarje një dy të rinj, një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçare, të dy nga Londra, me dyshimin për vrasje dhe ishin liruar nën hetim, shtoi policia. Një 23-vjeçar nga Rotherham u arrestua të martën i dyshuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e të riut. Megjithatë, edhe ky i fundit është liruar për shkak të mungesës së provave.

Policia e South Yorkshire tha se familja e Fatjonit është informuar dhe aktualisht po merr mbështetje. Hetimi i policisë është në vazhdim dhe oficerët janë ende duke inkurajuar këdo që mendon se mund të ndihmojë me hetimin të dalë përpara.

Të fundit

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë...

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur...

Lajme të tjera

Web TV