Plagosja e Vinçens Pirolit në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga atentatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja me armë zjarri e të riut Viçens Piroli në Shkodër pak ditë më parë. Mësohet se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes. Sakaq, blutë e Shkodrës kanë sekuestruar makinën ‘BMW X5’ që është përdorur nga autorët.

Raportohet se mjeti është marrë me qira nga 23-vjeçari Arjon Beqiri më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët. I riu 23-vjeçar, banues në lagjen “Partizani’ në Shkodër, tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Kujtojmë se dy ditë më parë, policia arrestoi edhe të plagosurin Viçens Piroli së bashku me kushëririn e tij Marjan Marku i cili e transportoi në spital pas plagosjes, por nuk njoftoi policinë. Dy personat në fjalë akuzohen tashmë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

34-vjeçari është qëlluar nga pas shpine teksa po ecte në këmbë, me 3 plumba që e prekën një në shpatull dhe dy në pjesën e brinjëve. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër. Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.

Piroli është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Atij i është komunikuar masa e arrestit me burg në spital me qëllim ekstradimin e tij në Malin e Zi, ku kërkohet si autor i një vrasje.

Dyshimet lindën sepse në mars të 2017 djali i një malazezi i quajtur Momçillo Gjurishiç ka vrarë me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Pas vrasjes së këtij të fundit, në 4 korrik 2021 u ekzekutua Momçillo Gjurishiç dhe autor kryesor është Vinçens Piroli së bashku me një tjetër shqiptar. Pikërisht plagosja e tij mendohet të ketë të bëjë me këtë ekzekutim në shenjë hakmarrjeje.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV