Tensionet Rusi-Ukrainë/ Xhaçka: Mundësi e mirë për të diskutuar këtë kërcënim serioz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme.

Në fokus të takimit ishte diskutimi rreth pozicionimit të forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.

Në ndërhyrjen e saj, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë strategjike të unitetit dhe kohezionit të vendeve të NATO-s përballë sfidave aktuale për sigurinë evropiane. “Shqipëria mbështet dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet e saj”, tha Ministrja Xhaçka.

Gjithashtu, kryediplomatja shqiptare mirëpriti takimin e Gjenevës mes SHBA-ve dhe Rusisë, si dhe takimin mes NATO-s dhe Rusisë në suazën e Këshillit NATO-Rusi.

“Mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane. Një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi këtë kërcënim serioz për sigurinë ?? dhe mënyrat për ta trajtuar atë. Theksova mbështetjen e Shqipërisë ?? për dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet tona. #NeJemiNATO??”- shkruan Xhaçka.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV