U përballën me dyer të mbyllura në seli, mbështetësit e Berishës: Nesër ekzekutojmë vendimin e referendumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarë të përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike i janë drejtuar sërish këtë të premte selisë së Partisë Demokratike, por kanë gjetur dyert e mbyllura.

Në një prononcim për mediat, kanë folur, anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Minarolli dhe sekretari i FRPD, Grigels Muçollari.

Minarolli, tha gjatë fjalës së tij se është rast unikal që një parti mbyll dyert për mbështetësit e saj. Ai tha se nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin e marrë në referendumin kombëtar të 18 dhjetorit.

“Kjo është situata sot në PD. Kemi tentuar dhe dje e pardje deputetë, anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por selia është e mbyllur. Është rast unikal që partia mbyll dyert e mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, ndaj është i nevojshëm rithemelimi. Nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin”, tha Minarolli

 

 

Nga ana tjetër, Muçollari, theksoi se s’ka pasur transparencë ne emrat e lexuar për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, Kuvend ky i thërritur me vendim kryesie. Sipas tij, një pjesë e emrave të lexuar janë persona që nuk ekzistojnë, e një pjesë tjetër, persona që nuk janë anëtar të PD.

“Do të doja t’ju vendosja në dijeni, që këta janë një grup njerëzish që kanë uzurpuar partinë. Deputeti Bardhi ka mashtruar opinionin publik dhe ato pak demokratë që e mbështesin. Bardhi ka lexuar mbi 4200 emra që kanë qenë të pranishëm në anti-Kuvendin që kanë lexuar. Delegatët që ka lexuar zoti Bardhi kanë qenë mbi 2 mijë, ndërsa shumica s’kanë qenë aty. Zoti Bardhi ka lexuar emrat nga 2 herë, e tre herë për të falsifikuar të dhënat.

Lexo edhe :  Boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Rreth 381 emra i kanë sajuar në mënyrë të qëllimshme. Këta emra s’janë realë. Mbi 1600 janë shtuar në mënyrë artificiale, e s’janë pjesë e PD. Këta rezultojnë se janë njerëz të shpikur. Kjo është situata sot, ky është deputeti Bardhi që ka mashtruar ato pak deputetë që e mbështesin”, u shpreh Muçollari.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV