Protestat e përgjakshme në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet e Kazakistanit kanë arrestuar ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, i cili njihej si një aleat i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev.

Karim Massimov u shkarkua në fillim të kësaj jave, ndërsa protestat vdekjeprurëse shpërthyen në të gjithë vendin. Zoti Massimov akuzohet për tradhti, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Reuters bashkë me të u ndaluan edhe disa zyrtarë të tjerë të paidentifikuar.

Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit dhe njihet si një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili sundoi Kazakistanin për gati tre dekada.

 

 

Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe ndërtesa publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në dhunën me të rëndë që ka shpërthyer në ish-republikën sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Protestat fillimisht nisën si një reagim për rritjen e çmimit të karburantit, por u kthyen në një lëvizje kundër qeverisë së Presidentit Kassym-Jomart Tokayev të mbështetur nga Rusia.

Deri të premten, forcat e sigurisë dukej se kishin rimarrë nën kontroll rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almati. Presidenti i vendit ka kërkuar ndihmën e Rusisë dhe njësitë ushtarake ruse kanë mbërritur në Kazskistan.

Në një fjalim televiziv ditën e premten presidenti tha se kishte autorizuar forcat e sigurisë të vendit të “qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim”.

Udhëheqësi kazak tha se trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur përkohësisht në Kazakistan me kërkesën e tij, për të garantuar sigurinë.

Autoritetet thonë se forcat e sigurisë vranë 26 demonstrues në trazirat e kësaj jave dhe se 18 oficerë të zbatimit të ligjit vdiqën. Më shumë se 4400 njerëz janë arrestuar, tha të shtunën Ministria e Brendshme./VOA

Të fundit

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e...

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë...

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë...

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i...

Lajme të tjera

Web TV