Protesta përplas Jonila Godolen dhe Flamur Nokën: A të dhemb kur i sheh këto pamje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e të shtunës në selinë blu ka shkaktuar debat të fortë mes Jonila Godoles dhe deputetit Flamur Noka. Të fuar në “Open” në Top Channel, ishte Godole që citoi fjalën e Nokës, gjë që nxiti reagimin e këtij të fundit dhe tha se sekretarja për të ndjekurit politik në PD po gënjente.

Në atë moment, Godole i kërkoi të kontrollonte tonin me të dhe më pas kërkoi t’i bënte një pyetje, por Noka reagoi sërish ashpër.

Pjesë nga debati

Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?

Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.

Eni Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.

Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.

Eni Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?

Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.

Lexo edhe :  "Më kërcënuan mua dhe vajzën", Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Noka: Nuk thashë ashtu.

Godole: Ashtu thatë.

Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…

Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.

Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV