Hovenier: SHBA partnere e palëkundur e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë dhe do të vazhdojnë të mbeten partner i palëkundshëm i Kosovës. Ai i bëri këto komente pas pasi i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri i palëkundshëm i Kosovës dhe kjo do të vazhdojë. Një përkushtim që dua të ndaj me ju, është përkushtim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara; para se gjithash dhe mbi të gjitha ne jemi miqtë tuaj, ne jemi në anën tuaj, ne do të punojmë me ju, qeverinë tuaj, njerëzit tuaj, shoqërinë civile, qytetarët, për të çuar përpara përparësitë që përfshijnë promovimin e demokracisë, që përfshijnë mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, që janë aq të rëndësishme sikurse janë përpjekjet tona të vazhdueshme globale për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi dhe në këtë rast drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai duke nënvizuar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës për t’u afruar me institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ambasadori Hovenier tha se populli i Kosovës ka bërë atë që duhet, për t’i shërbyer me të drejtë vendit të tij në skenën ndërkombëtare dhe për të krijuar një shtet të suksesshëm demokratik dhe shumë etnik. “Jam krenar për rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara në mbështetje të popullit të Kosovës teksa e arritën këtë. Kam pasur mundësinë disa herë në karrierën time të jem pjesë e atij procesi dhe përsëri është nder i karrierës sime”, tha ai. Presidentja, Vjosa Osmani, tha se Kosova beson dhe promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mbështeten në liritë demokratike. “Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier sepse ka ecur përpara, mirëpo një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe, kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi rritur dhe zhvilluar si vend si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi SHBA-të pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë. Roli i ambasadorit të Shteteve ë Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor për të garantuar që marrëdhënia jonë të vazhdojë të lulëzoj”, tha ajo. Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier vendosen kurora lulesh te shtatorja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në nderim të kontributit të tij. “Këtë doja ta bëja që në ditën time të parë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë për respektin që kam për presidentin Rugova dhe atë që ai përfaqësonte në atë kohë. Unë pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambouilletit në atë kohë, dhe e di se çfarë ai përfaqëson dhe besoj se është shumë e rëndësishme që ta kujtojmë e nderojmë”, tha ambasadori Hovenier.

Lexo edhe :  Prej 20 në 500 euro, nga prilli gjoba më të larta për shkelësit e rregullave të trafikut

Jeffrey Hovenier, arriti të dielën në Prishtinë, pak ditë pasi u betua si ambasadori i gjashtë amerikan në Kosovë. Ai pason ambasadorin, Phillip Kosnett, i cili drejtoi misionin diplomatik amerikan që nga viti 2018. Zoti Hovenier një diplomat karriere ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador në Turqi, ndërsa më herët ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin. Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet amerikane në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru si dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Zoti Hovenier ka përvojë në Kosovë. Ai ishte pjesë e ekipit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dhe në vitin 2018 ishte nderuar nga ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Ambasadori Hovenier merr detyrën në Kosovë në një periudhë kur janë shtuar thirrjet për një angazhim më të fuqishëm amerikan në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor. Pas emërimit të zotit Hovenier në Prishtinë, administrata amerikane emëroi zotin Christopher Hill, për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi. Vëzhguesit e shohin me sy të mirë faktin se administrata amerikane vendosi emërimin diplomatëve me përvojë të gjatë në vendet e rajonit për të shërbyer si ambasadorë dhe vlerësojnë se emërimet e tilla do të jenë në funksion të zgjidhjes së çështjeve të hapura. VOA

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV