Tritol e kanabis drejt Greqisë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Surjat Rroshi, 20 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Sarandë, është arrestuar nga policia për shkak se ishte shpallur në kërkim. Rezulton se 20-vjeçarin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

20-vjeçari dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28.12.2021, në fshatin Kakavije, ku u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “RED LINE”.

Operacioni nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.

Vihet në pranga 20-vjeçari i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje.

20-vjeçari dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28.12.2021, në fshatin Kakavije, ku u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek.

Strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “RED LINE”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Surjat Rroshi, 20 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Sarandë, të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj birgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër rezulton se ky shtetas është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 28.12.2021, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, ku nga shërbimet e Policisë u gjetën 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44 kilogramë e 500 gramë, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lexo edhe :  Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Materialet në ngarkim të shtetasit Surjat Roshi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV