Zbulohet SMS-ja që Ervin Salianji i dërgoi Gledis Nanos: Sali Berisha po rrezikon jetën e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet SMS-ja që i është dërguar në numrin personal Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të ndërhyrë në protestën e dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha në Partinë Demokratike dy ditë më parë.

Ervin Salianji i ka kërkuar Gledis Nanos që të ndërhyjnë pasi ish-kryeministri po rrezikonte jetën e demokratëve. Ndër të tjera, në SMS-në që Salianji i ka dërguar Nanos, shprehej se me sulmet e godinës së selisë blu, po rrezikohej edhe jeta e drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”, shkruante Salianji në SMS-në e dërguar Gledis Nanos të shtunën e 8 janarit.

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV