Protesta e dhunshme e 8 janarit, e shoqëruar me shkatërrimin e selisë blu, ka vënë në lëvizje kryedemorkatin Lulzim Basha.
Partia Demokratike pritet që të nisë një riorganizim të strukturave vendore e ndërsa kryetarët e degëve e kanë gjykuar si një domosdoshmëri zbritjen e Bashës në terren.
Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, krerët e degëve i kanë kërkuar kryedemokratit që të zbresë në terren, por kësaj here jo i vetëm, por i shoqëruar nga ekipi i tij për të takuar demokratët, ku tashmë hendeku mes mbështetësve të tij dhe të Berishës sa vjen edhe thellohet.
Sipas Report Tv kanë qenë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja -Dega 7, Agron Kapllanaj – Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkodër ato që artikuluan kërkesën për “lufta” të mos zhvillohet nga zyra, por në terren, kërkesë kjo e cila është pranuar nga Basha. Kryedemokrati ka shprehur gatishmërinë se do të zbresë vetë në terren bashkë me ekipin e tij drejtues dhe do të shohë nga afër gjendjen.