“Ky vend vuan për 2 gramë burrëri”/ Dorina Mema: Gay-t po na marrin dhe fustanet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së Papa Françeskut në lidhje me familjen dhe mungesën e fëmijëve nga çiftet e reja të cilët preferojnë të mbajnë kafshë shtëpiake, shumë diskutime u ngritën në rrethe shoqërore.

Kjo temë u diskutua në ‘Abc e Pasdites’ , ku të ftuar ishin pastori Akil Pano, psikologia Lediona Braho dhe Dorina Mema.

Sportistja e njohur ka deklaruar se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah.

Ajo shprehu reagimin e saj mbi deklaratën e Papës, sipas së cilës nuk është treguar korrekt pasi nuk e ka shprehur saktë kujt po u referohej. Mes diskutimeve, Dorina përfundoi duke ngritur zërin dhe u shpreh shumë ashpër për homoseksualët.

“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkuj të veshur me fustan. Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrëri. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, – tha Dorina.

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV