Biznesmani gay ‘kërcënon’ Dorina Memën: Mos më sfido, ta marr burrin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorina Mema ka nxitur debat me disa deklarata të bëra së fundmi gjatë një interviste të dhënë.

Ajo tha se “ky vend qan për dy gram burrëri”, teksa shtoi se meshkujt po iu marrin grave fustanet.

Kjo deklaratë si duket nuk i ka pëlqyer aspak biznesmenit Elton Ilirjani, i cili nuk ka qëndruar pa reaguar.

Ai ka publikuar disa video ku reklamon të pasmet krahas të cilave ka shkruar:

“Meqënëse u fol se meshkujt nuk duhet të veshin fustan. Epo kur bëhen gratë dhe vajzat xheloze për gay. Zemra, ata meshkuj që duan të shkojnë me meshkuj janë burra! Jo për gjë, por për injorancën tënde mendova të ndërhyja. Tani mos më sfido se ta marr burrin, sepse make up për të fshehur surratin nuk përdor, gjatësi po e po dhe b*thë lodhu sa të duash. Por hajt po të toleroj se po shfaq hapur pasiguri. Fatkeqësisht shumë vajza shqiptare janë të pasigurta”.

Ndërsa më pas Eltoni ka vazhduar duke shkruar: “Po unë që kështu kam lindur dhe nuk bëj sport? Nuk të ndihmoj dot në pasigurinë tënde. Të siguroj që meshkujt që kam rrëmbyer vishen si burra! Burra e çfarë burrash! Si mund të përdorësh ende në 2022 termat mashkull dhe femër, ndërkohë që janë fjalët djalë, çun, burrë dhe vajzë, gocë, grua? E pra vetëm maniakët seksualë emërtojnë sipas poshtë brekëve”.

Por biznesmeni nuk e ka lënë me pas, pasi më pas ka shkruar “vajza, gra mos u lyeni kaq shumë se e para jeni bërë të gjitha kopje të njëra-tjetrën”.

“E dyta ngjani keq. E treta është se burrat e kanë realisht bezdi make upin. E katërta, kaq të pasigurta jeni sa po ju pamë fytyrën nuk do ju pëlqejmë? Mos duhet ta duani më shumë veten tuaj? Djemtë nuk janë konkurrentët tuaj. Kafshët nuk janë aksesorë! Nuk vishen me kordele dhe hidhen si lodra mbi krevat nëpër story! Kafshët unë i konsideroj individë dhe si të tillë duhen trajtuar. Si do ndihej ajo homofobja ta trajtonin si trajton ajo qenin e saj të detyruar të bëjë veprime jashtë natyrës? Apo injoranca ka opsionale fjalën natyrë? Faleminderit Zot që të paktën nuk më bërë injorant!”, shkruan më tej Iliriani.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV