Për herë të parë në 31 vite, Sali Berisha niset drejt Prokurorisë: Do dëshmoj për 8 Janarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është nisur paraditen e kësaj të enjteje nga shtëpia e tij, në rrugën “Mustafa Matohiti”, drejt Prokurorisë së Tiranës. Ai do të dëshmojë për ngjarjet e dhunshme të ndodhura në protestën e thirrur prej tij më datë 8 janar në selinë e PD.

“Do të dëshmoj bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narko-shtetin shqiptar që doli qartë si drita e diellit më datë 8 janar. Për më shumë ju ftoj se sa të dalë nga dera e Prokurorisë do ju informoj juve hollësisht. Basha është një vegël i Qeverisë. Duhet të kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm”, tha Berisha për mediat.

Ish-lideri i Partisë Demokratike për herë të parë do të shkelë në Prokurori. Në gati 31 vite politikë, ish-kryeministri, ish Presidenti dhe ish kreu i Partisë Demokratike nuk është thirrur asnjëherë në organin e akuzës qoftë edhe për shpifje, si shumë deputetë apo ministra.

Nesër Prokuroria do të thërrasë për të marrë në pyetje kryetarin aktual të PD Lulzim Basha, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, në orën 11:00. Edhe Basha ka shprehur gatishmërinë për t’u paraqitur para organit të akuzës, për të dhënë deklarimet e tij për sulmin mbi selinë e PD.

Të fundit

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë moderne: Deklarata e Pavarësisë...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

Lajme të tjera

Web TV