Berisha “shfrenon” dëshminë, lidh Bashën me sirianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka qenë dje në Prokurori për të dëshmuar mbi ngjarjet e 8 Janarit. Jashtë ambienteve të Prokurorisë, Berisha tha se Basha është lidhur me krimin dhe se në seli kishte fondamentalistë që kanë luftuar në Siri. Gjithashtu paralajmëroi se do të nisë turin e ri për të rigrupuar demokratët dhe nisur protestat.

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deponuar për herë të parë në Prokurori, në 31 vite politike. Për më shumë se dy orë ai ju ka treguar prokurorëve në lidhje me dhunën që ndodhi më 8 Janar në selinë blu. Pasi ka dalë nga Prokuroria, Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa u shpreh se më 8 janar ai ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish e trafikantësh. “Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha.

Lidhjet e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i PD-së, Lulzim Basha mbrohej ditën e protestës, nga njerëz fundamentalistë, sipas tij vrasës të kthyer nga Siria. “Ku mund të arrestojnë këta? Këta janë në kontroll të plotë. Edhe nëse duan të bëjnë detyrën, por e ke parasysh se si janë këta. Pse krimi nuk peshon? A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe mos t’i thotë komandantit të vetë që; atje nuk shkoj. Por ky super frikacak s’do vetëm gardën, por edhe vrasësit afër. Nëse nuk ndalet ky akt, mos harroni që kjo është lidhja më flagrante me krimin. Me fondamentalistët nënkuptoj persona që i përkasin organizatave terroriste. Persona të cilët kanë qenë dhe mund të kenë qenë në Siri dhe janë kthyer. Këta i quaj fundamentalistë. Ky është konteksti. Ata nuk kanë lidhje me… Dua ta saktësojë. Ka pasur keqinterpretim. Ky është interpretimi. Çfarë duan ata në selinë e PD? Ata janë mercenarë. Kë mbronin ata? Ata mbronin Lulzim Bravën, për të cilin nuk i jepte siguri mbrojtja nga garda. Këtu qëndrimi i Gardës, pranimi nga Garda i vrasësve si rrethim i dytë, ky është krim shtetëror i rëndë. Do vijë sa herë të më thërrasin. S’ka diskutim. Mos më pyesni më; asnjëherë! Nëse thirrem, edhe në gjykatë.Këtu është revolucioni që të bëj gjyqin në Shqipëri”, tha Berisha.

Lexo edhe :  "Mund të flas 2 ditë pa ndërprerje...!"/ Berisha 'bëhet lëmsh' me shifrat para fermerëve!

Basha i shkarkuar

Ish- lideri demokrat Sali Berisha tha se Lulzim Basha është një prej politikanëve më të pabesë. Ai tha se Bashaështë në kryetar i shkarkuar nga Kryesia. “Më duhet t’u them se nuk do duhet të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant, mendoj unë, ose fakti më flagrant, që është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD, është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Besë ske ç’kërkon te ai që s’ka besë. Së dyti; simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti; mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale ishte i gatshëm që të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Duhet ta dini se, shkoni ta pyesni Erjon Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se; jeni të marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është pra simbol i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston në një vend tjetër, de facto, ia dorëzoi selinë Ramës”, tha Berisha.

 

 

Kundër Berishës

 

 

PD publikon videon: Mashtrues kronik! Kërkon të gënjejë shqiptarët

 

 

Edhe pse Sali Berisha e ka marrë dhe ka futur në politikë Lulzim Bashën, duke i dhënë “ofiqe” gjatë gjithë kohës, ai e ka quajtuar atë mashtrues kronik. Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha pas dëshmisë së tij në Prokurori ku u shpreh se më 8 janar nuk pati dhunë në selinë blu. Me anë të një video Partia Demokratike hedh poshtë deklaratën e Berishës duke shkruar se që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. “Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”, shkruan PD.

Të fundit

Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur

Dihet që humori ndryshon në varësi të stinëve të vitit, ditëve të javës, apo situatave që kalojmë në përditshmëri....

Tedi Blushi: Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për situatën sipas tij alarmante në...

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare!

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka...

E bujshme/ Trent Alexander-Arnold njofton largimin nga Liverpool në fund të sezonit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.  Ylli anglez largohet pas 20 vitesh nga klubi...

Enca konfirmon ndarjen nga partneri

Pas muajsh spekulimesh në mediat rozë, Enca Haxhia ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e saj sentimental. Prej disa kohësh...

Lajme të tjera

Web TV