Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Kushtetuesja nuk pati vullnet që ta zgjidhte, ia la juridiksionit politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta konferencën e parë për vitin 2022 e nisi me çështjen e zgjedhjeve vendore dhe në ato bashku që kanë mbetur pa kryetar. Sipas Kreut të Shtetit, ai ka pritur vendimin e gjykatës kushtetuese, që sic argumentoi Kreu i Shtetit Kushtetuesja nuk pati vullnet t’i jepte zgjidhje, duke ia lënë në dorë juridiksionit politike.

“Ju më keni  pyetur se cdo të bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë që janë pa kryetarë dhe unë ju kam thënë se i qëndroj premtimeve dhe pres vendimin e gjykatës kushtetuese dhe këtë kemi pritur prej dy vitesh.

Nuk u nxitova kur gjykata kushtetuese dhe vendimin e saj, apo mos vendimin e saj sepse kam dashur të kem një informacion të plotë për çfarë ka ndodhur dhe për detyrimet që lindin për institucionin e presidentit në këtë proces.  

Lidhur me zgjedhjet e pushtetit vendor ku prisnim që gjykata kushtetuese ti kthente mundësinë popullit shqiptar vullnetin e tij, përkundër kësaj pritshmërie legjitime do të duhet të kishte një vendim përfundimtar të gjykatës kushtetuese, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Kushtetuesja e shpalli veten jo kompetente dhe e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare duke mos i hyrë në themel të shqyrtimeve. Me vendimmarrjen e saj gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte por ja la dorë juridiksionit politik.

Pasi u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë i kërkova një kopje të dosjes gjyqësore”, u shpreh Meta.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV