“Lulëzimi i kriptomonedhave”/ Ja ku renditet Shqipëria në indeksin e kriptovalutave për vitin 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2021 ishte viti i shkëlqimit të industrisë së kriptomonedhave, pjesë e së cilës u bë dhe Shqipëria. Rrugëtimi i nisur që në 2020-n, kur pandemia krijoi strehë për tregjet virtuale, punën, blerjet dhe financat. Shqipëria renditet në vendin e 94-t nga 154 në indeksin e përshtatjes me kriptovalutat për vitin 2021 dhe posedon 15 mld dollarë të tregut të kriptove. Vendi i 94-të i përket një pikëzimi rreth 0.30, nga 0 tek 1, ku 1 është balancimi më i mirë i sasisë së kriptove që posedon një shtet dhe të ardhurave vjetore bruto për frymë.

Vendin e parë e zë Vietnami me pikëzim 1.

Raporti i publikuar nga platforma për kriptomonedha, Chainanalysis, e nxjerr Shqipërinë të dytën pas Greqisë në rajon, për sasinë që posedon. Mbi 50% e shqiptarëve posedojnë kritpomonedhën Ethereum, 25% kripto me vlerë të fiksuar dhe 10% Bitcoin, pjesa tjetët janë kriptomonedha alternative.

Analiza e chainanalysisn thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kryen transaksionet e monedhave digjitale pa monitorim dhe i paprekur nga sistemet përkatëse. Ndonëse, sipas autoriteteve financiare në Shqipëri po punohet për centralizimin e këtij tregu.

Në rajonin e Europës Qendrore, Veriore dhe Perëndimore, Mbretëria e Bashkuar posedon më shumë monedha digjtale, me një total vlere prej 170 mld dollarë. Ndjekur nga Franca me 130 mld dollarë. Vendi me më pak interes për kriptot duket të jetë Islanda, pasi posedon vetëm 1 mld dollarë të tilla.

Chainanalysis e përcakton Europën Qendrore, Veriore dhe Perëndimore si tregun më të madh të këtij drejtimi. Shqipëria ishte ndër vendet e para në Europë që nisi të merrte masa rregullatore për tregun e kriptove dhe tashmë licencimin e ndërmjetësve për të bërë transaksionet. Prej 1 viti, Shqipëria ka edhe kriptomonedhën e saj, Albcoin.

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV