E bujshme nga Italia/ Milani i bën rivalitet Juventusit për Nedim Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nedim Bajrami është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit në Itali, me klubet e Serisë A që shohin te 22-vjeçari i përfaqësueses shqiptare një nga lojtarët me të ardhme të sigurt në elitën e futbollit në këtë vend.

Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A me Empolin, duke u kthyer shpejt në një nga lojtarët e rinj më interesant. Prej ditësh përflitet për negociatat me Sassuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon. Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin. Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sassuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare.

Të fundit

Zbulohet, kjo është partnerja e re e Atilla Kardesh që bëri ‘namin’në BBVK

Nuk qëndroi shumë gjatë në BBVK 3, por me aq orë prezencë, Atilla Kardesh ishte një ndër emrat më...

Zelensky pas përplasjes me Trump/ S’i detyrohem asnjë ndjesë, dua garanci për vendin tim!

 Në një intervistë për Fox Neës amerikan, - pak pas përplasjes me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance gjatë takimit në Zyrën Ovale...

Merz paralajmëron 20 prillin si afatin për krijimin e qeverisë së re. Vijojnë negociatat

“Të hapura dhe konstruktive” – kështu i vlerësuan bisedimet e para konsultativ përfaqësuesit e CDU/CSU dhe SPD. Pak ditë pas zgjedhjeve,Unioni CDU/CSU dhe SPD...

Primaret në qarkun e Durrësit/ Floriana Garo: Një super manifestim demokracie!

Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate. Në një postim në rrjetet sociale,...

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e zërave të ngritur filloi të...

Lajme të tjera

Web TV