Kur Beniada Nishani ishte një nga “eskortat” e shumta të Berlusconit/ Zbulohet e shkuara e modeles shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konkurrentja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani ka luajtur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Berlusconi-t.

Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada do të jepte një intervistë për mediat italiane në vitin 2018, fill pas daljes së filmit “Loro”.

Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve – Loro (Ata)– që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi.

Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas. Pikërisht rolin e njërës prej femrave të shumta të ish-kryeministrit të Italisë e luan Beniada, e cila është pjesë e trajlerit zyrtar.

Gjatë intervistës së dhënë 4 vite më parë Beniada Nishani pyetet se si lindi bashkëpunimi me regjisorin e njohur Sorrentino.

“Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino ma dha disa këshilla se si të interpretoja sa më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, do të shprehej Nishani në vitin 2018.

Të fundit

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Lajme të tjera

Web TV