Nga Besnik Velaj
Udhëtojmë nga Vlora për në Himarë. Njerëzit që u dënuan për 70 vjet, udhëtime të tilla në demokraci marrin vlera hyjnore, të përjetuarit shpirtëror brënda lirisë qytetare traicionale-aktuale shqiptare, gëzimi i brëndshëm i thellë, i gjërë sa deti-që nuk i falet dhe i shitet grekut, ndjenja e kënaqësis lexuar në fytyrat e bukura të ç’do moshe të rracës së zgjedhur shqiptare, është legjitim për 30 vjetë demokraci. Vazhdojmë udhëtimin, jemi shaluar në majën e Llogoras, ku dhe Çezari u mrekullua në kalim e sipër, rrugës për t’u ndeshur me Pompeun. Arkitekti Zot ku besonte Çezari dhe Pompeu me përkushtim qiellor, ka selitur me dorë të zgjedhur pellazgo-ilire tokën e vijës përhtyer bregdetare, në lartësin 1500 metra e tutje ka dëborë edhe në verën e nxehtë, ku zhvillohet një bimësi me kate, që kushtëzohet nga qëndrushmëria e formave të relievit, klimës, mikroklimës. Bimësia mbi nivelin e detit shkallëzohet nga pyjet, të përfaqësura nga brezi i shkurreve mesdhetare, dushqet, ahet nga 50 metra e deri majave të shpateve veriore, perëndimore, drurët kryesor janë pisha e zezë, bredhi, rrobulli, kërleka me vlera të mbëdh për ndërtim, mbi zonën e ahut shtrihet brezi i kullotave alpine, rezervë e madhe për blegtorinë e zhvilluar. Nga lidhja e ngushtë, kushtëzuar midisë banorve të Bregut të Detit, midis klimës, bimësis e pasurive ujore të Detit Jonë dhe detit Adriatik rriten peshqit, në tokë kafshë të shumta të egëra. Në një nga këta drurë të lartë si origjina e largët fisnikee Shqipëris-shqiptarve, Naimi u tet si qiriri:
Ku i frunë bariu xhurasë,
Atje venë mëndë e mija!
Të gjitha këto bukuri njerëzore, natyrore të takojnë ty Epir, Epir i vjetër! – Edhe teshtimën, brengën, cëzimin, krenari, ti, ike pellazgo-ilire-shqiptare! Sot, tërsit e bukurive shpirtërore nuk përthyhen më si hijet e para pasqyrës… ca shpirtëliq përpiqen të na helmojnë klimën, mikroklimën, të na nxijnë e përmjerin borën e bardhë… janë real uqërit, çakenjtë, dhelprat me veladonë të zinjë. Ulërinë, zgërdhihen, skërmitin dhëmbët, diku kafshojnë që nga koha e Trojës lashtë. Ka ardhur dita për ta ndaluar atë këngë sirenash që ndjell zi. Historia e Himarës, 7 fshatrave të Bregut të detit, është një histori e madhe, e lavdishme, është në kujtesën e popullit, por t’ju kujtojm me respekt, se janë gjak i pastër shiptar. Dihen burrate urtë, trima që ka nxjerr ky vend. Kapedanët e Bregut të Detit, këngët e luftës ikanë shqip, doket e zakonet i kanë shqiptare. Ato ua ka mësuar nëna që në djep dhe ua ka future në gjak. Jemi dashuruar me Himarën labe. Ajo është zemra, gjaku, mishi, kocka e Nënës Shqipëri. Për fatin jo të mirë të ca shqiptarve greqishtëfolës, që përdoren si plaçkë nga minigrekomanët, spostojnë dashurinë politiko-atëdhetare tek fqinjët me veladon të zi…, na bëjnë me informacion “të rrëmë”, se nga Dukati I Vjetër e deri në kufirin me Palasën janë”40 k(q)isha ortodokse. Zoti në qiell dhe Theofan Stilian Noli në tokë, i pari si krijues i jonë-dëshmimtar hyjnor, i dyti dëshmitar me betim për Zotin dhe peshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, s’na bëjnë zëra…por gjithçka janë shpifjet me veladon të zi, të ca priftërinjëve me veladon të zi, që kanë shërbyer në kishën e vetme të kësaj zone gjeografike, ku është përulur Çezari për vlerat atëdhetare, trimërit, besimin pellazgo-ilir tek Zoti. – Çpifje, nga ca shërbyes grek të kishës ortodokse jo shqiptare… shpifje nga ca gojë të liga që perdhosin Kishën Autoqefale të Fanolit… mallkim për ca grekoman me veladon të zi! – Si e duron o Perëndi – Mos duhet të ringjallet Krishti apo të ngrihet Shën Llazari nga varri dhe apostujët (ëngjëjtë) të bien në gjungjëtë kishës sonë ortodokse për ca e ca! Deri kur do të vazhdoj kjo paudhësi?! Historia e kishës së vjetër është katoliko – po kështu as ajo e ritit lindor nuk është greke për trutë e thatë të cave, monumentet kishtare me aferesket e mbrekullushme e shënimet kronikane janë shqiptare, janë të ritit unit dhe vareshin nga Papa i Romës. Sot ca grek, ca greqishtfolës, ca anarkist janë lebetitur sepse Europa e spostoi “dashurinë e vjetër” për të përkdhelurën e Ballkanit, që vodhi fondte e kontinentit plak dhe për mbijetesë jeton me ndihmat që i jep B.E-ja. Fati historik është i popullit shqiptar(hiamariotve), popujt evropian i janë këthyer dashurisë së vjetër me fisnikët pellazgo-ilir-shqiptarët. -P o cila është baza shpirtërore, dokumentare e Himarës labe, s’bashku me bregdetine Sarandës, siç e mburr dhe Xhon Gordon Bajroni? Studjuesi i nderuar, shkrimtari pjellor shqip, Dr. Moikom Zeqo e çmon kështu: -…Himara, princesha e gjenezave të mugëta, emëri i saj është projekt mitologjik i vjetër-si toponim përmendet nga Homeri që nga shekulli XII-të para Krishtit, Barleti citon Homerin “Himara, është vend malor i Odseut, është kundrejt Korkyrës me popull të pamposhtur, Zeusi i maleve Kerauneve është më i vjetër se ai i mitollogjisë greke, 7 fshatrat e Bregut të Detit janë qytete të vogla të lashta, Damiani është personazh arbëror i Himarës, populli himariot është protaginist në Historin e madhe të Shqipërisë, kapedanët e luftrave për liri janë shqiptarë. Himariotët për shkak të lëvizjeve të mbëdha nëpër botë përveç gjuhës shqipe i flasin të gjitha gjuhët e botës, poliglosia shpreh interesa të shumfishta kulturore dhe gjuhësore! Në brigjet e Himarës kanë qëndruar figura të mbëdha të kombit shqiptar si Ali Pash Tepelena, Hoxh Tahsini, Avdul Frashëri, madje dhe Naim Frashëri punoi në doganën e Sarandës dhe erdhi në Llogora e Himarë, Iasmail Qemali, Çerçiz Topulli, Mihal Gramenua-prej tij ruhen disa përshkrime të bukura natyrore të Himarës. Pse shkrimtarët shqiptarë dijnë kaq pak për Himarën, këto histori të vendit historik të tyre? Himariotët kanë pasur lidhje të pareshtura me Evropën Perndimore, më 12 korrik 1577 pleqtë e Himarës i kanë dërguar letër Papës në Romë, më pas dërguan tej Papa Gjin Kolën me Gjergj Katasin, për 200 vjetë misionarët e ditur himariot shqiptarë bënë të mundur që të gjallërohej, lartësohej gjuha shqipe, i ndieri Petro Marko e ka shprehur këtë shqetësim si askush tjetër, ai do të apostolojë këtë përherë. Dramat në Himarë janë gjeneruar nga shovinizmi i ca të tjerve… ca vorio epiriotve. Ka ardhur koha që politika shqiptare t’i këthej sytë e shpirtit dhe të mëndjes nga Himara, që nga këngët e Neço Mukës, ai i këndoi dertit të përjetshëm erotik dhe e metaforizon “Lulja Jeshile”, i këndon atdheut-Nënës Shqipëri, ka poetin popullor Nase Benin, poetin e famshëm piluriot Lefter Çipën, këngëtaren Katerina Bejlerin, në shtëpin e Lefter Çipës pash me syt e mi pllakën e gramafonit-ku më 1924 në Paris Neço Muka inçizoi “Vajzën ë Valave”, Himara apo pricesha në gjumë është zgjuar, për “Vajzën e Valave” duhet të bëhet një skulpturë gjigande-po ashtu për Jul Cezarin që ka qënë këtu në vitin 48 para Krishtit që të bëj përshtypje të madhe si statuja e sirenëse vendosur në ujrat e Amstredamit…! Vazhdon udhëtimin në universin shpirtëror-matrial të Himarës.Para nesh nga lashtësia dhe deri në kohët e reja, njerëzit me mëndje vigani, intelektual me peshë kanë bërë portretin e Himarës, opoiniobërjen, kanë shkruar libra që kanë informuar opinionin botëror, deri mendimin e SH.B.A, që ndhmoi futjen e Shqipërisë në NATO, ku u integrua dhe gjeografia shpirtërore-tokësore-detar e Himarës, Sarandës. Mirpo situatat dhe aktualitetet trazohen në këto vite demokracie nga “Dajkua matan, që tenton aneksimin e butë të Himarës -Sarandës”… si pjesë e Vorio-Epirit. Drutë e zjarrit helines, për të zier ujrat pisë të zeza “të kazanit Vorio-Epirot”, i kanë ndihmuar dhe disa udhëheqës grek në nxitimin, për t’u zgjedhur nr.1 të shtetit në fushata zgjedhore. Nga ish Kryeministri Papandreu dhe deri më sot të gjithë të më pasmit deklarojnë në ekstazë: – “Himara, është me minoritar grek…??!”
Ftohja pa takt e Greqisë ndaj Shqipërisë është ndihmuar dhe nga politika personale, e nxituar, nga disa të paditur, të painformuar që kanë pasur karrike të përkohshme në Ministrin e Punve të Jashtme…dhe tani janë harruar duke avulluar si vesa para diellit alegorik! Ka të tjerë, një përkëthyes, që ulërin për regjistrimin fetar të shqiptarve, këkon shtimin artificial të minoritetit gerk në Himarë. Ka ndonjë zyrtar tjetër që tani vegjeton brënda pleqërisë së tij, kreh flokët e rrallë borë të bardhë kur delë para ekraneve… e ka shprehur rënien e dinjitetit të tij, deri në mosmbrojtjen ish Ministrit të Rendit Spartak Poçi, të cilin e zbritën grekët në Kapshticë. Kollonat boshe, pa beton dhe plinta (themele), të cilat u mbështetën grekët me strukturën e vjetër të Sebastianosit të vdekur dhe Napoleon Zervës, kishin të bënin me vizitat që bëjnë dinjitarët e lartë steril të disa qeveritarve shqiptarë në Athinë për mos folur për çështjen çame, deri dhe të rangut kryeministër, të cilit ju kërkua jashtë axhentës qeveritare: “Çështja e shkollave greke në Himarë, ndihmuar në atë kohë të sterruar nga dy omonaxhinjtë PDNJ-ës”. Ngritja krye e delegacionit shqiptar, ishte sfidë për pabesinë greke. D e M-në atë jetë të amshuar i dhanë gozhdën e Nastradinit grekve, në “hapjen e shkollave greke” në Himarë (sipas Simitisit, deri tek Papandreu e deri drejtuesit e sotm), a nuk dilet në të njëjtin pretendim më vonë, kur himariotët janë shqiptarë, minoriteti grek është shumë larg për ti quajtur himariotët pakicë greke…? Edhe Çamëria, çamët-Himara janë vende me popullsi shqiptare. Pse nuk i njeh masakrat e Napoleon Zervës mbi çamët shteti grek, PDNJ (OMONIA)…, V. D e ca të tjerë të këtij brumi të thartuar si ai që çamët, shtetit grek të ngren përmendore në vëndet ku u kryen masakra nga ushtria e rregullt greke mbi ta, aq më shumë që forcat e Napoleon Zervës brënda një nate egzekutuan 2000 çamë në qytetin e Paramithisë, ishin kryesishtë gra dhe fëmijë të vegjël??? Kur ulërinte Sebastianosi dikur, ulërinë V. D etj., sot për arsimimin “greqishtë” të himariotëve, është njësoj të thuhet shqip: – “Bolla” (nepërka e anës) helmoi “gjelat” që “van” mëngjezeve me mjergull të davaritur… Elladha e quan Omonian, PDNJ-ën vendimarrje të “qëndrave të mbëdha politike”?! Reflektuar në skenate mardhënieve Shqipëri-Greqi, realitetet e sotme bëhen të besueshme në të kundrt, se në mes është problem çam, pronat të çamve, mosabrogimi i ligjit të luftës nga parlamenti grek, zvarritja e legalizimit dhe mosdhënia e shtetësis emigrantve shqiptar në Greqi. Duke u ndeshur me të vërtetat në favor të shqiptarve, a nuk e ka të vështirë Athina zyrtare për të hequr dorë, për mos thënë e pamundur shkëputjen nga planet e vjetëra për aneksimin e të shquajturit “Vorio-Epir”… a nuk hynë këtu dhe problem i shkollave greke në Himarë?Patriotë shqiptarë kanë konstatuar se ka individ antihistorik, antishqiptarë me gene që duan jo vetëm Himarën të helenizuar, por “tërë Shqipërinë”… “Greqi”?! A nuk është ky viktimizimë i njerzve të çakorduar që duan të viktimizojnë fqinjët me ëndërra helenike për “Vorio Epirin”…a nuk është ky një viktimizimë me ëndërra të çmendura legjendesh për ta quajtur “Himarën greke”…? Eposet greke të kërriçve të rinjë të Trojës, na vijnë nga Geixhët, shërbëtorët e tij Bollanot, Karathanot, Koço, Llazarët etj., nuk kënaqen sikur Shqipërinë ta djegin (i marshin të keqen) si Trojën. Që më 2004 është vënë zbatim plani antishqiptarë” Geixh”, nga Omonia, duke u hequr në Himarë vendi i inspektorit të arsimit dhe të kulturës, u mbyll shkolla shqipe e Pilurit, u shkatërrua muzeumi i Himarës, është shuar me “ujë” jeta kulturore-artistike në Bregun e detit(Neki Dragoti) B., nga Progonati i Labërisë, bollanistët me përpjekjet për të hapur shkolla greke në Himarë e 7 fshtrat e Bregut të Detit, mendojnë që dhe inspektorët të vinë nga Athina, duke hequr dhe vendi I inspektorit veterinar, klanet me kryq në dorë mendojnë se duhet ti drejtohesh Athinës dhe jo Prefekturës Vlorës dhe bashkisë Himarë… për të shëruar bolet e dashit, është hequr dhe vendi i inspektorit të shërbimit me qëllim që turistët që vinë në Himarë, të mos pasurojnë himariotët dhe të mos shkelin në Himarë, në guidën turistike të Himarës është shkruar me shkronja cirilike… ku 85% e popullsisë ka “gjuhë amtare greqishten”. Ca trushkulur, punonjës ose jo punonjës të Bashkisë Himarë, jo politikanë, me shpirt vrerosur, që e shikojnë shoqërinë demokratike me “syze” të zeza të Dajkos matanë… krim nuk quajnë masakrat greke mbi fqinjët e tyre, shqiptarët, por nxiten nga kapacitetet intelektuale të grekëris, të paraqesin platëforma të shplara… siç ishte apo është ajo e k.b-ak të Himarës për ndryshimin e tabelave orientuese, se rrugët nga Qafa e Llogoras e deri na Qeparo duke i shkruar në gjuhën greke, përkrah shqipes dhe anglishtes, kërkesë që nuk u aprovua nga Prefektura e Vlorës… Himara nuk është “minoritet grek” popullsia në Himarë është 100% shqiptare, por PDNJ-ja (OMONIA nr.2) ka 6 antarë në k.b-ak, nga 17 që kishte më parë dhe më shumë me organizimin e ri të Bashkisë Himarë, duke u ndodhur larg qytetërimit perndimor, pamvarësishtë se kjo është trevë me burimë drite qytetërimi, disa manovrojnë… miratojnë një propozim të ballanistëve të Himarës, për vendosjen e tabellave greqishtë. Personi non grata që nuk e zë gjumi që ndrësen, egërson, disa grekër dhe greqishtëfolës për mbijetesë të helenizmit, është Nikolla Geixh. Për të bërë aventurat e tija, s’bashku me disa guerilist të PDNJ-ës (Omonias nr.2), bënë takimin e minoriteteve në Sarandë.Për të bërë dhe pajtimin e lukunisë së ca qënëlehsve, me një egërsi të pazbatuar, u dha 6 detyra anti shqiptare: – E para, hapjen e bangave greke?! – E dyta, marrjen e vëndeve të punës në administratën shtetërore?! – E treta, vendosjene simboleve dhe tabelave greke?! – E katrta, riorganizimin e minoritetit?! – E pesta, blerjen e sa më shumë pronave në Shqipëri?! – E gjashta, sulmin e historisë së Shqipërisë?! Këto tentaiva për afrim të 6 pikave antikombëtare shqiptare, nuk u kanë munguar deri diku realizimet në Himarë… të paktën që nga 2003-2004, janë anulluar ndërtimet me leje, pezulluar 5 komplekse ndërtimesh, 400 ndërtesa të ulta ngritur në këtë zonë, detyrohet të merret nga armiku i himariotve-shqipatarve-Shqipërisë Nikola Geixh. Në Himarë është arritutr deri atje që për të penguar investimet, leja u jepet personave që rekomandon Janina-Athina, për të mbjell pakënaqësi tek himariotë shqiptar. Nuk kanë munguar për këto veprime antiligjorë protesta e përfaqësis së aktivit të Himarës, Kuvendit Mbarë Kombëtar dhe Shoqatës A.K ”Bregdeti”, Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, kundra linjës mafioze që vepron në Vlorë-Himarë-Sarandë. Kanë qënë e janë të revoltuar për regjistrimin e pronave, ndarjen e tapive me ligjin 7501. Ligji ligjëron grabitjen e pronave, vulos përfundimishtë çrënjosjen e identitetit kombëtar të pronarve autokton himariot shqiptar, në dobi të linjës mafioze që vepron lirshëm në krahinën e Bregdetit Jonë dhe Adriatik… duke bërë nxitjen e veprimeve jashtëligjore “ndarja” e një popullsie 60.000 banorësh, të një krahine të lirë në tokën e saj dhe gjithë vendin… plani Geixh, këtë popullsi me kombësi-shtetësi shqiptare-gjuhë të folur shqip, doke e zakone-kulturë-edukatë shqiptare, me “pronarë të rinjë” të konvertuar me ligjin famkeq antikombëtar 7501, do ta regjistroj si “popullsi minoritare greke”. Pronarët autokton janë në mardhënie me pronën me një fisnikëri të trashëguar, bregdeti nuk zhvillohet pa vajtur prona tek i Zoti. Për të ligjëruar grabitjen e pronave në bregdet ushtrohet dhe dhunë. Në organet e policisë Himarë është marr në pyetje, N/kryetari i shoqatës “Bregdeti”, siç është arrestuar disa herë dhe kryetari Shoqatës mbarëkombëtare “Pronësi me Drejtësi”. Qeparotasit, dhërmijasit, kudhësiotët, vunjotasit, palasikotët etj., kanë kundërshtuar komisionete ndarjes së tokave, për mos i vënë zjarrin familjes, vëllazërisë, midis kufitarve të fshatrave, bashkëfshatarve, se shqiptari se ka zakon të përçahet nga të liqtë, por është i lidhur me besë, fe, kanun, kushtetutë, ligj të zbatuar për çështjen kombëtare. Ata që duan zjarr e tym u djegshin. M.q.s jemi më 2022, pak kush në trevën bregdetare të deteve Jonë dhe Adriatik, gjen argument për afrim nga ca “grekër”, për të respektuar parimet reciproke nga ca grekër n.q.s ka në Himarë. Përsëri ca grekër sipas planit Geixh, synojnë bashkë me guerilet greke n.q.s egzistojnë në imagjinata e sëmura të tyre, të përçajnë mardhëniet midis PD-ës dhe PS-ës, të dobësoj lidhjet shqiptare midis tyre… për të sunduar murtaja e disa grekve në Himarë.Ka ndodhur që në 25 mars, festën kombëtare të Greqisë, të “borhoritet” për Greqinë…” kundër Shqipërisë”, është “lartësuar” flamuri grek, “ulur” flamuri shqiptarë, 25 marësi i Greqisë festohet në Himarë me “madhështi” nga disa greqishtëfolësit. Mbrritën disa mga Vlora dhe Tirana, bashët dhe pasokëxhinjë me origjinë nga Bregu i Detit, antar të komitetve drejtuese të partisë Omonias, janë nënë komandën e Athinës, apo të ndarë nga ajo, për shkak të forcave çentrifugale në gjirin e luftrave për karrike. Ata janë disa shiptarë mjeran greqisshtëfolës por në stukturë “omonist”. Festa e vogël e murtajës së zezë eleniste organizuar me zorë për ç’do vit nga Omonia, pret më gjatë në oxhakun e etrve të tyre ca patriot në Himarë, sot të tradhëtuar nga të bijët plangprishës, krerët e mësipërm. Nuk pret më gjatë as qirjet e Omonias nga Athina, pritjet janë shumë të gjata-mbi 2 orë, ç’ka tregon rëndësin e shokve greqishtëfolës të Omonias, lidhjet e prapaskenat e pritësve, pasokxhinjëve me miniqarqet antishqiptare. Sa majtas sa djathtas bisedojnë me ca krerë të parë të Bashkisë Himarë e Co. Bisedat janë pa prezencë të të tjerve, se ç’farë bisedohet gjithmon e ngaherë, nuk dihet, është stragji varri…merret me mendë se bashët pasokxhinjë, kanë biseduar deri dhe me Geixhin biseda antishiptare. Më 7-8 mars, Omonia dhe Geixh kanë shpërblyer ca mësues në Sarandë me 700 euro secilin. Himariotët me mënçurin ë e tyre, vënë re çdo aktivitet të të shiturve tek Athina, vënë re se Himara është dhe ka qënë vullkan i një veprimtarie patriotiko-atdhetare shqiptare. A nuk e kanë e kanë të afrtë fundin ata që shiten dhe blihen me para kallp? A nuk kanë vepruar në Sarandë-Himarë –Vlorë ca komitaxhinjë, a nuk janë munduar ata të përçajnë njeri tjetrin, himariotë besojnë se komitaxhinjtë që u kanë rënë dhëmbët, sipas parimit të vdekur helenist do të hanë njeri tjetrin, për të varrosur dhe fantazitë e varfëra të klikave greke në Himarë? Në kushtet kur banorët e Himarës janë lebër shqiptar 24 karat, asnjeri nga greqishtëfolësit e PDNJ-ës (OMONIAS nr.2) nuk rigjallërojnë dot hakmarrjete Spiro Milos, Napoleon Zervës, Sebastianos dhe Metakasajt të vdekur e ta pakallur etj., u janë prishur kujdo e cilido biografit e hakmarrjeve me vrasje, djegje ndaj fqinjve, pamvarsisht se ndaj shqiptarve martir në këtë botë ballkanike, ka akoma katil që kryejnë krime.Sllavo-grekët janë qëndra e gravitetit të krimeve, nga grekërit kanë mësuar dhe fashistët, hitlerianët për masakrat e Luftë së Dytë Botëore, që bënë mbi popujtë martir të Evropës, shqiptarët-himariotët janë qëndresa. Durimin, trimërin, mënçurinë e ka provuar turku, greku dhe klikat greqishtëfolse të armatosur me 6 pikat e Geixhit shpallur në Sarandë, do të bien si gjethet e fikut tumb në vjeshtë, kanë rënë se është gjetur me durim shtegu për në BE, realiteti i antarësimit në NATO, që i ka çuar himariotët tek harmonia, bashkëpunimi puna… siç ka rënë, davaritur ëndrrat heleniste në vitet 1912, 1913, 1914, 1945, 1977, 2020.