Klaus Barbie, arrestimi i “xhelatit të Lionit”, që vriste anëtarët e rezistencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 18 janar të vitit 1983, krimineli nazist, Klaus Barbie arrestohet në Bolivi. Barbie, ishte një funksionar SS dhe Gestapo gjatë epokës naziste. Ai njihej si “Xhelati i Lionit” sepse kishte torturuar personalisht të burgosurit, kryesisht hebrenjtë dhe anëtarët e rezistencës ndërsa ishte i vendosur në Lion nën regjimin kolaboracionist Vichy….

…Klaus Barbie, ishte kreu i Gestapos në Lion mes viteve 1942 deri në 1944, i cili konsiderohet përgjegjës për vdekjen e rreth 4,000 personave dhe dëbimin e rreth 7,500 të tjerëve.

Gjatë luftës
Barbie ishte anëtare e Rinisë Hitleriane dhe në vitin 1935 iu bashkua Sicherheitsdienst (SD; “Shërbimi i Sigurisë”), një degë e veçantë e SS. Në vitin 1940 merr gradën toger në rradhët e SS. Më pas transferohet në Amsterdam në Holandën e pushtuar, ku i ngarkohet detyra e dëbimit të hebrenjve holandezë. Aty fitoi shpejt famën si përndjekës i pameshirshëm. Një ditë duke shëtiur në rrugët e Amsterdamit vrau me gjak ftohtësi një shitës akulloresh hebre, sepse sipas tij nuk e përshëndeti siç duhej. Në 1942 transferohet në Lion në Francën e pushtuar dhe kishte për detyrë kërkimin dhe dëbimin e hebrenjve francezë. Emërohet komandat i Gestapos dhe merr gradën kapiten. Është përgjegjës për dëbimin e qindra hebrenjve dhe për eleminimin fizik të qindra partizan e patriotë francezë. Në shtator 1944 duke parashikuar një përparim të Aleatëve, dogji të gjithë arkivën e Gestapos së Lionit, vrau qindra persona të cilët e njihnin aktivitetin e tij dhe eleminoi 22 agjentë të infiltruar që punonin për të në rradhët partizane. Në muajt e fundit të luftës nuk dihet asgjë mbi të.

Pas lufte
Në fillim të 1946 shërbimi sekret ushtarak amerikan (CIC) që merrej me kundra-spiunazhin, mori lajmin që një grup ish-nazistësh ishte i gatshëm të punontë për ta për të luftuar komunizmin. Orgamizata e ish-SS e kishte bazën në Assen, falë një informacioni amrikanët zbulojnë që Barbie fshihet nën një emër tjeter Becker. Amerikanët zbuluan veç ne fillim të prillit të 1947 që ai ishte ish-komandanti i Gestapos, dhe urdhëruan arrestimin e tij. Por Barbie arriti të arratiset dhe të fshihet në Memmingen të Mynihut.
Në Memmingen zbulohet krejt rastësisht nga Taylor një agjent i CIC i cili i komunikoi arrestimin superiorit të tij Garvey. Por çuditërisht ata nuk e arrestojnë por e marrin në punë.

Agjent i amerikanëve
Ndërkohë që të gjithë e kërkonin Barbie punonte për ata që e kërkonin si agjent hetues në grupet filo-sovietike apo naziste. Në tetor 1947 Gravey vendosi të sqaroj pozitën Barbiet dhe njofton komandën, e cila e urdhëron ta arrestojë. Por arrestimi nuk u krye kurrë amerikanët donin ta shfrytzonin si agjent, ndaj urdhër-arresti u pezullua. Në maj 1948 ai u autorizua të vepronte në zonën e Memmingen me detyrën për tu infiltruar në rradhët e komunistëve gjerman. Në 1949 Barbie transferohet me gjithë famlijen në Augsburg të Mynihut me të njëjtën detyre. Por që prej vitit 1948 francezët kërkonin kokën e tij, letra të shumta të partizanëve, patriotëve, të afëerm të viktimave prej dores së xhelatit mbërrinin në zyrat diplomatike amerikane në Francë. Por përgjigjja e Departamentit ishte po e kërkojmë, kemi humbur gjurmët e tij. Ndërsa Barbie punonte i pa shqetësuar për Shërbimin sekret ushtarak amerikan njësia nr.66.

Lexo edhe :  Kujtohet Gjyqi Special! 17 intelektualë u vranë pas gjykimit farsë nga komunistët

Arratisja nga Europa
Rreziku për t’u dekonspiruar ishte ekzistent, ai ishte i super kërkuar. Për këtë motiv Shërbimi sekret ushtarak amerikan njësia nr.66 vendosi që Barbie duhet të largohej nga Gjermania nëpërmjet operacionit të njohur O.D.E.SS.A. Me ndihmën e një prifti kroat kaloi nga Austria në Itali e prej këndej në Amerikën Latine.
U nis nga porti i Xhenova për në Argjentinë më 16 mars 1951.
Me ndihmën e Shërbimeve sekrete amerikane të cilët i përgatitën dokumenta false atij dhe familjes ai ndryshoi mbiemrin ne Altmann dhe rezultonte si një mekanik.
Transferohet në Bolivi më 1955 dhe në vitin 1957 me gjeneralitetet false merr nënshtetësinë boliviane si Klaus Altmann. Gjatë qëndrimit në Bolivi pati marrëdhënie me disa nga dikatorët bolivian e mori pjesë edhe në grushtin e shtetit sepse ishte këshilltar në ministrinë e brendshme boliviane. Gjithashtu është marrë dhe më trafik armësh e droge.

Ndihma për kapjen e Chè Guevarës
Sipas disa burimeve ka shërbyer si këshilltar i Shërbimeve sekrete boliviane për të kapur Chè Guevarën më 1967.

Arrestimi
Në vitin 1971 prokurori i përgjithshëm i Munihut e deklaroi të mbyllur çështjen Barbie për mungesë provash. Por dy gazetarët hetues Serge dhe Beate Klarsfeld autor të disa kapjeve të bujshme nazistësh e gjetën Barbien, por qeveria boliviane e refuzoi ekstradimin. Në vitin 1972 shumë gazetar mbërritën në vend fshehjen e Klaus Barbie, por ai mohonte të ishte Xhelati i Lionit. Pas shumë këmbunguljeve ai pranoi që ishte Klaus Barbie megjithse arrestimi i tij u bë për mashtrim. Pas një periudhe të turbullt në Bolovi ku ranë tre qeveri njëra pas tjetrës, Barbie u ekstradua për në Francë më 1983.

Gjyqi
Gjyqi ndaj tij u hap më 11 maj 1987. Akuzat ndaj tij ishin:
-Masakrra ndaj 22 personave në bodrumin e Gestapos në Lion, në verën e 1943.
-Arrestimi dhe torturimi i 19 personave në verën e 1943.
-Pushkatimi i 42 personave, 40 prej tyre hebrenj gjatë viteve 1943-1944.
-Dëbimi i 650 hebrenjve dhe partizanëve në Kampin e përqëndrimit Aushtviz.
-Pushkatimi i 70 të burgosurve të burgut të Lionit Montluc-à-Bron më 17-20 gusht 1944, dy prej të cilëve priftërinj.
-Arrestimi dhe dëbimi i 55 hebrenjve, 52 prej të cilëve fëmijë në Izieu.
-Më 4 korrik 1987 ai u dënua nga trupi gjykues me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit.

Vdekja
Vdiq nga leuçemia më 25 shtator 1991 në burgun e Lionit aty ku kishte masakrruar shumë viktima dhe kishte fituar pseudonimin “Xhelati i Lionit”.

Të fundit

Oqeane blu? Dikur ishin të gjelbër dhe mund të ndryshojnë sërish ngjyrë

Shkencëtarët thonë se oqeanet e Tokës, të njohur për ngjyrën e tyre blu të thellë, një ditë mund të...

“Po i vëzhgon e gjithë Europa”/ Berisha: Në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD

Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit do të fitohen bindshëm nga Partia Demokratike, nëse do të jenë të lira, të paktën sipas...

Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale!

Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar...

“Kush do bëjë shumë fëmijë, do i rrimë më afër”/ Rama: Bonusi i bebes jo më me çek

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Burrel, diskutoi paketat sociale që kanë në fokus mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë...

Pashkët rikthejnë shqiptarët në atdhe, rradhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës

Këtë të enjte është rritur fluksi i shtetasve shqiptare që kalojnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës për të festuar Pashkët në vendin...

Lajme të tjera

Web TV