Skandali në Itali/ Kush është shqiptarja që ka marrë 67 mijë euro nga Silvio Berlusconi (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptare është vënë në shënjstrën e Zyrës së Antiriciklimit të Banka Italias si person i lidhur me aferat e ish kryeministrit Silvio Berlusconi, kandidat i qendrës së djathtë italiane për të qenë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane.

Emri i shqiptares Julinda Llupo datëlindja 1987, lindur në Tiranë e banuese në Itali është sinjalizuar nga UIF, Zyra e Antiriciklimit të Banka Italias si person që në periudhën kohore, shkurt 2020 tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit ttë Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Policia italiane kundër pastrimit të parave, ka zbuluar se një pjesë e parave ishte përdorur nga shqiptarja për t’i paguar qiranë një magjistrati të Gjykatës së Kasacionit, Cosimo D’Arrigo. Një gjykatës i cili në vitin 2012 ishte anëtar i kolegjit i cili konfirmoi lirimin e ish-kryeministrit në një nga çështjet e gjyqit Mediatrade të vendosur nga Milan Grup.

Më 27 shkurt 2020 ka nisur transferta e parë bankare nga llogaria rrjedhëse, pagesat ishin të rregullta. Në të njëjtin muaj janë dërguar edhe transferta të tjera për persona të ndryshëm. Gruaja e pyetur nga gazetarët nuk ka shpjeguar arsyen e këtyre dhuratave. Informacioni i mbledhur sqaron se ajo është aksionerja e vetme e një kompanie: L3L-Co, aksionet e së cilës iu shitën nga partneri i saj disa muaj më parë. Një kompani e specializuar në Bed & Breakfast.

Lexo edhe :  Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Në qershor 2020, gruaja urdhëroi një transfertë bankare prej 2,500 euro në favor të llogarisë rrjedhëse të një magjistrati, Cosimo D’Arrigo, i cili në vitin 2012 ishte një nga anëtarët e kolegjit që vlerësoi ankesën. me të cilin kishte kundërshtuar lirimin e vendimit të gjyqtarit në procedurën e dytë të quajtur “Mediatrade” për të drejtat televizive

Të fundit

Sfida e TikTok-ut i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali/Familjarët kërkojnë drejtësi

Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e 20...

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, trafikoi 3.3 milionë euro drogë në Gjermani

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet si drejtues...

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të...

U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën!

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre...

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social Facebook një...

Lajme të tjera

Web TV