Edhe pse familjarët e 3-vjeçares në Elbasan nuk ngritën asnjë pretendim për neglizhencë të mjekëve, hetimet e policisë kanë vërtetuar të kundërtën. Gentian Alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjekë roje dhe sipas uniformave blu nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.