Frymë e re në PD, Basha “skarcon” demokratët e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i demokratëve Lulzim Basha po përqpiqet për të ndërtuar një PD të re pa Berishën dhe pa mbështetësit e tij. Ai ka kërkuar që PD të ndahet nga e kaluara dhe dhuna. Sipas tij, Berisha duhet të dalë jashtë politikës, pas shpalljes non grata, madje ecën me tej, duke nënkuptuar përballjen penale.

 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbritur në bazë duke synuar jo vetëm “afrimin” me anëtarësinë, por mbi të gjitha ndarjen nga mbështëtësit e Berishës. Kjo kuptohet edhe nga mesazhet që Basha po lë për trekëndëshin e Bermudës, duke tentuar që të “heqë qafe” Berishën, Ramën dhe Metën. Por Basha në numra deputetësh dhe mbështetës është ende në minorancë. Gati gjysmat e demokratëve i ka marrë Berisha. Pyetja që lind, sidomos pas përçarjes së Berishës dhe Bashës, është a do ja dalë PD-ja zyrtare që të rimëkëmbet për të marrë pushtetin? Kjo pyetje do të marrë përgjigjen e parë në zgjedhjet lokale të pjesme (në gjashtë bashki)që priten të mbahen në 6 Mars, ku sigurisht PD-ja do të dalq me kandidatët e saj.

Basha në Kurbin

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka qenë dje në Kurbin, duke ju kthyer kështu takimeve në bazë. Ai i ka dërguar një mesazh të prerë ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa theksoi se kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë. Nga Kurbini Basha tha se “atyre që bashkëpunojnë me Ramën, PD iu thotë; Ndal, ose jashtë!”. Sipas Bashës, kush është shpallur “non grata” nuk duhet të jetë në politikë. “Kush është non grata nuk duhet të jetë në politikës, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës”, tha Basha. Kreu i demokratëve tha se Berisha kërkon të përçajë Partinë Demokratike për ti shërbyer Edi Ramës.

Për inceneratorët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me tone të forta nga Kurbini tha se para drejtësisë për çështjen e inceneratorëve do të shkojë koka e qeverisë, kryeministri Edi Rama. Lideri demokrat tha se ai bëhet keq kur sheh nëna që nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre, ndërsa shtoi se qindra mijëra euro kanë shkuar për inceneratorët. “Deputetët e PD-së nuk përfaqësojnë interesat e klaneve, por interesat e qytetarëve të thjeshtë. Le të oshëtijmë nga kjo sallë dhe jashtë saj, me besimin se nuk na e lëkund askush se na buron nga gjokset tona, dhe na e mbush mëngjes për mëngjes edhe Zoti me forcë dhe me kurajo dhe me besimin tonë se Shqipëria do të bëhet një vend normal me mundësi për të gjithë shqiptarët. I palëkundur qëndroj në krye të kësaj beteje, jo se dua të tregoj kryeneçësi. Më lëviz qerpiku kur shoh vuajtjet e nënave që nuk kanë ushqim për fëmijët tyre, apo shtëpi pa ngrohej dhe nga ana tjetër shoh qindra miliona euro për inceneratorët. Më lëviz kur prekem nga e keqja dhe zemërohem nga e liga që nuk pranon të hetohet në Komisionin e Hetimit për Inceneratorët”, tha Basha. Kreu i demokratëve tha se është në këtë pozicion për tu këputur tubin e oksigjenit Ramës dhe Berishës. “Jam këtu që t’ju them Edi Ramës dhe tubave të oksigjenit, që do i japim fund tranzicionit. Bashkë me tranzicionin, Ramën dhe qeverinë e tij. Jemi këtu për t’i thënë demokratëve që do të jemi në krah të njëri-tjetrit. Do të jem kudo, nga Vermoshi, dhe në Konispol për t’i ngritur të gjithë së bashku si një valë ndryshimi dhe pozitiviteti. Besoni te PD. Na kemi qëndruar në krah dhe keni zgjedhur PD dhe mua si partnerin tuaj për një Shqipëri të së drejtës, ku të vijnë investitorët tuaj. Të keni besim që krah për krah njëri-tjetrit, askush nuk do të na ndalë. Zoti ju bekoftë ju dhe PD. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha ai.

Lexo edhe :  Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Për ndërkombëtarët

Krydemokrati Lulzim Basha  ka konsideruar vijë të kuqe dhe pikë ndarëse dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha. Nga Kurbini, Basha u shpreh se mesazhet e aleatëve janë të qartë dhe se ata duan që demokratët e shqiptarët të zgjedhin të ardhmen. Ai u bëri thirrje demokratëve të  jetë në bashkuar përballë regjimit për të sjellë ndryshimin dhe parakusht për këtë është të mos mbetemi peng i të shkuarës. “E mira është që demokratët janë vetëdijesuar se vija e kuqe ndarëse e asaj që është shumica e padiskutueshme dhe një pakice qe kanë përfituar gjithmonë në kurriz të shqiptareve është dhuna. E ai është  shërbëtor i atij që kemi përballë. Besoj i keni dëgjuar mesazhet e aleatëve tanë. Nuk kanë nevojë për përkthim. Duan që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen. Duan dhe presin që të jenë në krahun tonë kur PD të qeverisë vendin me përgjegjësinë që i takon që do sjellë demokracinë dhe shtetin e të drejtës e të të gjithë shqiptarëve jo të një pakice. Mesazhi i tyre është i qartë: Mezi presim të jemi krah Partisë Demokratike forcë qeverisëse”, tha ai.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV