Grida Duma: E prisja dhunën në 8 Janar se e njoh Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka zhvilluar një takim ditën e sotme me gratë demokrate të LDG-së Berat. Gjatë këtij takimi ajo ka deklaruar se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së sepse vetëm të vërtetat çojnë në një proces të shëndetshëm për ngritjen e Partisë Demokratike.

Ndër të tjera deputetja kka komentuar protestën e 8 Janarit në selinë e PD, duke u shprehur se e priste dhunënë që ndodhi pasi e njeh ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Unë nuk doja që të ndodhte por e prisja që të ndodhte.E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike.Unë e di shumë mirë qëkur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar.

E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qënë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës. Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë instutucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”, u shpreh Duma.

Të fundit

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

A është Gonxhe pasuesi i Veliajt për Bashkinë e Tiranës: “Duam ta nxjerrim të pastër”

Blendi Gonxhja shpalosi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Danglli, në A2 CNN, objektivat e tij personale dhe ato të PS,...

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së saj, nga Golden Globes te...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Lajme të tjera

Web TV