Mediat sociale dhe informacionet që marrim, sa duhet t’iu besojmë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në morinë e madhe të informacionit që marrim gjatë një dite, jo çdo gjë që shohim apo lexojmë është një e  vërtetë absolute.

Sot çdo gjë është informacion, një tabelë në rrugë, një baner në stacionin e autobuzit, një reklamë në televizor, një postim në instagram, një status në facebook dhe akoma më tepër lajmet që qarkullojnë në median sociale.

Por sa arrin truri jonë ta përpunojë të gjithë këtë informacion që ne marrim, cila është esenca e gjithë kësaj që pamë dhe lexuam, cila na shërben dhe cila jo, e mbi të gjitha cila është e vërteta?

Në ditët e sotme mediat sociale janë bërë realiteti ynë, veprimi i parë që bëjmë në mëngjes dhe i fundit para se të flemë. Jo të gjithë munden ta kontrollojnë besueshmërinë e informacioneve që kalojnë brenda një dite ndaj shumica bien pre e informacioneve të rreme, duke sjellë kështu keqinformimin.

Shpeshherë ato që paraqiten në mediat sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionet dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve të caktuara.

Sipas një dokumentari-dramë në Netflix i titulluar “The Social Dilemma”, na paraqitet një pamje distopike të mediave sociale, duke treguar se teknologjia është tashmë një kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Truri që qëndron pas Facebook, Instagram dhe TikTok e ka shpenzuar dekadën e fundit duke përmirësuar algoritmet, të cilat tashmë, duket sikur na kanë mbërthyer të gjithëve.

Algoritmet duket se janë ato të cilat kontrollojnë tashmë agjendën tonë të informacionit. Duam apo nuk duam, ne nuk kemi kontroll të plotë në informacioninn që na shfaqet në mediat tona. Dhe e gjitha kjo ka vetëm një qëllim: fitimin! Përdorimi i algoritmeve është në një farë mënyre një lloj manipulimi ku ne na ofrohet ajo çfarë kemi dashur të gjejmë. Çdo like, tagg, check-in, koment nga ana tonë i tregon algoritmeve atë që na intereson dhe në këtë moment ato na ofrojnë në të ngjashmet e atyre që shohim apo lexojmë.

Lexo edhe :  Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Ajo që ka rëndësi është mënyra se si ne reagojmë pëballë të gjithë informacionit që hasim në mediat tona sociale. Ndërveprimmet dhe angazhimet në to. Verifikimin e besueshmërisë dhe në të njëjtën kohë vlerën që ka ky informacion për të tjerët.

Por si t’i shmangemi keqinformimit, disinformimit dhe këtij “abuzimi” që bëhet në ofrimin e informacionit?

Gjetja e burimeve serioze dhe kontrolli i lajmit në këto burime është një nga pikat kyçe që do të na ndihmojë të kontrollojmë disi vërtetësinë e lajmit.

Gjithashtu të dhënat tona mund të lihen private në rrjetet sociale për të “shpëtuar” pak a shumë nga “përndjekja” e informacioneve të padëshiruara.

Ndërkohë, ajo që duhet të kemi më tepër kujdes është mosshpërndarja e informacionit të paverifikuar. Kjo nuk do t’i shërbente askujt!

 

 

Të fundit

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante...

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Lajme të tjera

Web TV