Hetimet ndaj FSHF-së, Braçe: Armand Duka ka shuar historinë e futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe sulmoi në rrjetet sociale presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, deputeti socialist akuzon kreun e futbollit shqiptar se ka abuzuar me fondet për futbollin e fëmijëve dhe të rinjve, paracaktimin e fateve të kampionatit dhe shkatërrimin e futbollit në disa qytete të Shqipërisë.

Braçe fajëson Dukën për krizën e rëndë që po kalojnë në futboll qytetet e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës, Lushnjes dhe Beratit.

Teksa po afrojnë zgjedhjet e 2 marsit për presidentin e ri të FSHF, Braçe tregon se kryebashkiakë të ndryshëm, anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF i kanë treguar se po aktivizohen për të rizgjedhur Armand Dukën sërish në krye të futbollit shqiptar.

Në fund, ish-zv/kryeministri kërkon që të mos i jepet më mundësia Armand Dukës për të drejtuar sërish FSHF.

POSTIMI I ERION BRAÇES:
Armando Duka po kërkon mandatin e gjashtë. Një tregtar që nuk ka asnjë lidhje me futbollin u ka marrë miliona fëmijëve dhe të rinjve që kanë futbollin në zemër. 20 vite janë një jetë, mund ta kishte masivizuar futbollin dhe në cilësi edhe përfitues. Në një cikël të dytë mund ta kishte rishpikur, reformuar, masivizuar akoma më shumë dhe në cilësi e përfituar përfundimisht. Nuk e bëri, bëri futbollin e tij të pistë, të dhunshëm të padrejtë e të pandershëm as konkurues. E bëri një biznes të vogël bastesh, ku gjithçka është fiksuar dhe e paravendosur. Nuk ka garë, ka veto të tij se kush fiton kampionatin, kush fiton kupën, kush kap Europën, kush merr paratë, kush del nga kategoria, kush bie nga Superliga. Gjithçka vendoset prej tij.

Shuajti futbollin në Lushnje, në “Roza Haxhiu”, të atyre që i dhanë tonin futbollit, Fugës, Gogonit, etj., çobanit, Gjylës. Shuajti futbollin e Fierit Majacit të madh, etj. Shuajti futbollin në Berat të gjithë Arbërve nga Arbeni e Klodiani, Ziut, Bakarit, Matrapazit, Kliton Bozgos. Shuajti futbollin e Gjirokastrës. Shuajti futbollin e Flamurtarit të Mexhit Haxhiut, Birçes, Saraçit, Memushit, Iliadhit, Petros, Xhafës, Mukës, etj. E kuptoni se çfarë ka bërë? është një pyetje që i drejtohet çdo qytetari që rron me pasionin e futbollit. Gjithë kryetarët e bashkive në qytete po më thonë se janë përfshirë në një garë të ethshme për të rizgjedhur Armando Dukën. E kuptoni se çfarë keni bërë apo jo? Keni paguar miliona euro për të financuar Armando Dukën dhe si shpagim keni marrë shuarjen e futbollit nga qytetet tuaja.

Lexo edhe :  Miqësorja Irlandë-Argjentinë, kur Barcelona zbuloi Maradonën dhe futbolli ndryshoi frymë

Një superligë e vogël, ka shuar futbolin nga gjysma e Shqipërisë sepse kështu e kontrollon Armand Duka që e fikson në funksion të parave që duhen nxjerrë nga ana e tij. Ndaj stop dhe boll. Nuk ka më para për futbollin e Armand Dukës, po ka para për futbollin e fëmijëve.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po përgatit një ekip avokatësh që do të padisin presidentin e FSHF-së Armand Duka për korrupsion, pastrim parash, etj në 20 vitet e fundit. Kjo dosje voluminoze do t’u dërgohet agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare: BI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe mbasadave Amerikane e Britanike në Tiranë. Veliaj po ushtron funksion si aksioner i Klubit të Futbollit Tirana.

Sot, FSHF reagoi për lëvizjet e kryebashkiakut Veliaj duke pretenduar se ky i fundit do të krijojë tension në garën për president të FSHF-së dhe përbën kërcënim për sportin. FSHF shton se Veliaj po ndërhyn në mënyrë të paligjshme në një proces që i takon futbollit shqiptar.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV