Janari i vitit 41/ Vritet Perandori Kaligula, romakët e akuzuan si despotik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Perandori romak Kaligula, i njohur për sjellje tekanjoze dhe despotizëm mizor, vritet nga Garda e tij Pretoriane, e cila shpalli xhaxhain e tij, Klaudius, si perandor. Kaligula ishte i treti perandor i Romës, dhe i pari i vrarë nga vetë romakët. Për mizori ai ia kalon edhe nipit të tij famëkeq, Neron. Në një rast Kaligula vrau truprojen e tij, vetëm se ky kishte guxuar të ngulte vështrimin në kokën e tij. Kaligulës kishin filluar t’i rralloheshin flokët. Edhe pse i njohur për trajtimin e ashpër të njerëzve, Kaligula tregonte dhembshuri të jashtëzakonshme për kafshët e tij shtëpijake. Kalit Incitatus ai i kishte ndërtuar një grazhd prej mermeri e fildishi. Si shprehje e pushtetit të tij absolut, Caligula kishte planifikuar për ta emëruar kalin në postin e konsullit të lartë, por u vra para se të mund ta bënte këtë. Pas një natë negociatash, Klaudius pranohet si perandor nga Senati; dhe si shkëmbim, ai shpall amnisti për gati të gjithë ata që kishin marrë  pjesë në vrasjen e xhaxhait të tij.

Në kohët modern figura e tij frymëzoi shkrimtarët dhe artistët më në zë të kohës: Nobelisti francez,

Albert Camus, shkroi një pjesë teatrale më 1938-n, “Caligula”. John Hurt bëri emër me aktrimin e

perandorit në serinë televizive të vitit 1976 “Claudius I”, bazuar në romanin e Robert Graves.

Regjisori Tinto Brass është shumë i njohur me “Caligula” e tij, si një portretizim i shkëlqyer i figurës

së një diktatori, si dhe një kërkimi në shkaqet e rënies së perandorive zullumqare.

 

Të fundit

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajme të tjera

Web TV