“Kur kau futet në pallat, ai bëhet stallë”/ Kush është gazetarja e njohur turke e arrestuar për fyerje ndaj Erdogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kur kau futet në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”- kjo shprehje e përdorur në television e rrjete sociale, mund t’i kushtojë nga 1 deri në 4 vite burg gazetares turke Sedef Kabah, e arrestuar tashmë për fyerje ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Avokati i gazetares, Ugur Poyraz, shkruante në twitter se ajo ishte arrestuar zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Stamboll të shtunën.

Gjyqtari pranoi argumentin e prokurorisë se gazetarja paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi, ndaj e la atë në qeli.

Sedef Kabas, 53 vjeç, ka drejtuar një seri programesh shumë të njohura televizive gjatë një karriere rreth 30 vjeçare. Ajo lindi në Londër në vitin 1968. Baba i saj ishte një dizenjues bizhuterish. Pas një shkollimi profesional dhe disa masterash, Sedef arrin të bëhet një ndër gazetaret më të famshme në vend.

Intervistat me disa nga personazhet më të spikatur, kanë shenjuar karrierën e saj, duke e shndërruar në një ikonë televizive, por gjithnjë kritikuese ndaj qeverisë dhe Erdogan. 8 vite më parë provoi për herë të parë qelinë e burgut. Gazetarja deklaroi se shtëpia e saj u kontrollua dhe ajo u arrestua me akuzën se “shënjestroi ata që morën pjesë në luftën kundër terrorizmit”, ndërsa djalit të saj 5-vjeçar i morën edhe kompjuterin.

Sedef është e martuar me R?dvan Be?o?lum, drejtues të një kompanie të famshme në Turqi. Çifti ka një djalë dhe jetojnë në Stamboll.

Bazuar në ligjin mbi fyerjet, me dhjetëra mijëra vetë janë ndjekur penalisht për vendosjen në shënjestër të zotit Erdogan, që kur ai u bë president në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër./BW

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV