Zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tiranë, Shakohoxha: Një mashtrim i shëmtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha ka thënë për FSHF dhe kreun aktual të saj, Armand Dukën, se po tentojnë të manipulojnë garën elektorale. Skandalin e sotëm në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, Shkaohoxha e konsideroi një ‘mashtrim të shëmtuar’, teksa theksoi se në mbledhjen e sotme u zbuluan emrat e 15 personave që nuk kishin asnjë lidhje me sportin. Ai akuzon Dukën se po trukon zgjedhjet dhe se shton delegatë sa herë që sheh se është duke humbur.

“Po provohet të trukohet rezultati i zgjedhjeve. Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen e 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar. FSHF ishte organizatore e Asamblesë së sotme, të Shoqatës së Tiranës që nuk ekziston. Mema që ishte kryetar ishte emëruar, gjithçka ka qenë false. Edhe ai thotë nuk e di se kush ma ka dhënë, se dokumentet janë në zyrat e FSHF, si të Shoqatave të çdo qyteti. Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh. Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha. I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë. FSHF nuk ta jep zyrtarisht, unë e kam marr në gjykatë. Ne kemi javë e ditë, si në Durrës e Elbasan, në Tiranë kërkojmë emrat e delegatëve dhe nuk ekzistojnë. Do bëhen zgjedhjet në Fier, Gjirokastër e Korçë, nuk ekziston, federata sheh sa ke ti, dhe pastaj shpik sa delegatë ka ajo. Federata bën aq delegatë sa i duhen. Sot është hera e parë që shihni listën, shihni si i kemi marrë, janë fotografuar në momente. Kështu zgjedhje janë padyshim janë të trukuara, nuk e kuptoj motivin pse gjithë ky pasion i çmendur për të trukuar këtë rezultat, pse kanë kaq frikë nga vota e Fair Play, nuk e di pse. Sot ishte kulmi, kanë bllokuar kandidatin në Durrës me letra false, duke i provokuar e kërcënuar anëtarët e Shoqatës. Në Fier nuk e pranuan, në Elbasan morën firmat për kandidimin e tij dhe pastaj shpallën zgjedhje, kudo kanë bërë trukime të pafundme. Është zero transparencë, është ambient i mbyllur, kush voton në Fier? Kush është në Gjirokastër, në Korçë, nuk e di askush”, tha Shakohoxha në “Sport News”.

Të fundit

Romani më i ri i Flamur Bucpapaj: Një vepër magjepsëse që prek zemrat e lexuesve

Sot botohet romani më i ri i shkrimtarit të njohur Flamur Bucpapaj, "Donika, vajza me violinë", një vepër që...

Sot seanca plenare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas Javës së Gjelbër. Në seancën e sotme deputetët pritet të diskutojnë problematika e evidentuara nga...

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i...

No Other Land fitues i Oscar-it ofron vizionin e një Palestine të përbashkët

Kenan Malik Në vitin 2009, Tony Blair vizitoi Masafer Yatta, një koleksion fshatrash në Bregun Perëndimor Palestinez. Ai kishte ardhur për të parë një shkollë...

Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Nga Frauke Seebass Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani...

Lajme të tjera

Web TV