Aksidenti tragjik në Itali/ Historia e shoferit shqiptar, i pafajshëm por me peshën e vdekjes së 5 të rinjve mbi supe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Makina me të cilin po udhëtonte grupi i të rinjve kaloi rrufeshëm, ishin të paktën me 150 km në orë”, është kjo dëshmia e Vangjel Tusllukut, 58 vjeç, shqiptarit i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë në Itali, duke i marrë jetën 4 djemve dhe një vajze.

Shoferi i autobusit u përplas me një “Volkswagen Polo” ku po udhëtonin 5 të rinj, jeta e të cilëve u “pre në gjysmë”. I vetmi që i shpëtoi kësaj përplasjeje ishte Tuslluku.

Imad dhe Nadiq Salah, të dy kushërinj me njëri-tjetrin, Imad El Harram, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më i ri, vetëm 17 vjeç, humbën jetën menjëherë pas përplasjes.

Dëshmia drithëruese

Shoferi shqiptar Tuslluku ia ka besuar rrëfimin e ndjenjave të tij “Giornale di Brescia” duke dhënë një intervistë të gjatë.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Pashë një dritë në korsinë time. Fillimisht mendova se ishte motor. Në një moment pashë makinën përpara dhe dëgjova një zhurmë të fuqishme. Më goditi dhe menjëherë u thye xhami. Nuk mund të shihja asgjë. Në këtë moment kalova në korsinë tjetër, humba kontrollin. Autobusi nuk kishte më frena dhe timoni ishte shumë i fortë. Mjeti ndaloi pas disa sekondash, ndërsa unë vazhdoja të dëgjoja një zhurmë të tmerrshme. Isha i bindur se po godisja edhe mjete të tjera”, ka treguar ai.
Megjithatë mjeti u mbajt në rrugë nga bordurat! 4 djem dhe 1 vajzë lanë jetën në asfalt, ndërsa vlen për t’u theksuar se asnjë prej tyre nuk kishte leje drejtimi.

Sic kuptohet nga përshkrimi i dëshmisë së shoferit, ishin të rinjtë pa patentë, ata të cilët u përplasën “rrufeshëm” mbi autobusit të cilin drejtonte shqiptari.

Lexo edhe :  Protestat zgjerohen, Vuçiqi kërcënon

“Një barrë për ndërgjegjen”

58-vjeçari po kthehej nga liqeni Garda dhe sapo kishte mbaruar turnin e punës. Tuslluku banon në Itali prej më shumë se 30 vitesh së bashku me gruan dhe vajzën 11-vjeçare, në Castenedolo. Megjithatë ky aksident ka lënë pasoja të rënda tek ai.

“Ndjej dhimbje, e kam të vështirë të fle, vazhdoj ta shoh aksidentin në mendjen time. Nuk e di kur do të kthehem pas timonit, por mbi të gjitha atë që do të ndiej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Pesë të rinj janë zhdukur. Nuk kam asnjë faj, por kam një peshë në ndërgjegjen time”. tha ai për Giornale di Brescia.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV