Përplasja me armë për kromin në Bulqizë, policia arreston 4 persona pas 14 muajve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi” i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.
Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 1 masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë dhe vijimit të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 kundër personit, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg, aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Shaqir Tollja dhe Erlind Tollja, duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.

 

Lexo edhe :  Pasojat e gripit të shpendëve, çmimi i vezëve mund të rritet sërisht

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi Loraldo Lika, i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh?

Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet...

Rama jep lajmin e bukur: Në Paris, shesh me emrin dhe bustin e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se statujës së Skënderbeut ë ndodhet në shesh po i merren përmasat pasi monumenti i tij...

Hana përballet me babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut: Rama: Po formulohen mallkime për tradhti kombëtare

Kryeministri Rama, ka zbuluar arsyen e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë, i cili prej disa ditësh është i rrethuar me skela. Postimi i...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Lajme të tjera

Web TV