‘Isha njeriu i besuar dhe dora e djathtë e shefit’/ Rrëfehet i penduari i mafies italiane, tregon rolin e shqiptarëve në grupet kriminale dhe skemën e trafikimit të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Unë isha njeriu i besuar dhe dora e djathtë e shefit”, kështu është shprehur Danilo Pietro Della Malva i cili tashmë po bashkëpunon me policinë.

Duket se disa prej anëtarëve të klaneve të mafies kanë nisur të bashkëpunojnë me policinë.

Sëfundi  janë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në harkun kohor të disa viteve, pothuajse të gjithë ish-anëtarë të klanit Raduano, ndër më të fuqishmit në qytet.

Danilo Pietro Della Malva i njohur si “Meticcio”, ish-krahu e djathtë e shefit Marco “Pallone” Raduano, ka rrëfyer skemën e trafikimit të tonelatave me drogë në Itali.

 

 

Gjatë këtij rrëfimi ai gjithashtu ka treguar edhe për rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës.

Della Malva, i cili mban statusin e të penduarit dhe dëshmitarit të mbrojtur ka treguar para hetuesve italianë strukturat e botës së krimit, veçanërisht atë të klanit Gargano.

Unë i përkisja klanit Raduano i drejtuar nga Marco Raduano dhe Anthony Azzarone të cilët vepronin në territorin e Viestes, Mattinata, Peschici dhe në territore të tjera të zonës Gargano. Veprimtaritë kryesore të klanit varionin nga vjedhjet, grabitjet, armët, droga, zhvatjet, vrasjet dhe tentativa për vrasje. Unë u futa në strukturën e klanit me një rol të rëndësishëm, erdha pas Raduanos dhe Azzarones. Isha një njeri i besuar dhe krahu i djathtë i shefit dhe më pas ishin djemtë e tjerë”, ka rrëfyer Della Malva.

Më tej ka treguar edhe për klane të tjera në zonë dhe mënyrën se si furnizoheshin nga shqiptarët më drogë.

Kishte grupe të tjera kriminale që vepronin, në veçanti grupi Iannoli-Perna. Drejtuesi i tyre ishte Girolamo Perna, i cili u vra më vonë; Liderët e rinj janë bërë kushërinjtë Iannoli, Giovanni dhe Claudio. Në të vërtetë, gjatë periudhës në të cilën anëtarët e grupit tonë u ndaluan, grupi Iannoli kishte marrë nën kontroll aktivitetet kriminale. Për  të pasur akses në organizatën kriminale, kryerja dhe ekzekutimi i një vrasjeje është një veprim thelbësor sepse rezulton i besueshëm në sytë e anëtarëve të tjerë të organizatës”, ka rrëfyer i penduari.

Lexo edhe :  Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok, burg për gjyshen e babain e të miturit

Ai thekson më tej se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe se dorëzimi bëhej po nga shqiptarët.

Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe dorëzimi bëhej po nga nga shqiptarët. Kjo ka ndodhur në periudhën ndërmjet viteve 2015/2018. Për këtë trafik droge grupi Iannoli-Perna bashkëpunoi me grupin Li Bergolis të Monte Sant’Angelo” Këtu bëhet fjalë për tonelata drogë, shumë prej të cilave janë sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të shumta të antimafias italiane.

Sipas asaj që thotë “Meticcio”: Përveç kanaleve të furnizimit me marijuanë nga shqiptarët, grupi Iannoli-Perna merrte kokainë, hashash dhe marijuanë në San Severo nga vëllezërit Nardino.

Të fundit

LEKU, LETËR/ Gjesti, banori më i paguar pas BBV?! Gazetarja: “15 mijë euro koncerti…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka komentuar më shumë banorët...

Çmenden turistët turq në Krujë, tërheqin zvarrë rojen e parkingut

Sipas burimeve nga vendngjarja, gjithçka ka nisur kur turistët kanë tentuar të largohen pa paguar për shërbimin e parkimit. Situata është përshkallëzuar në konflikt,...

Kush mund të aplikojë!/ “Paketa e maleve”, ligji hyn në fuqi brenda 15 ditësh

Brenda 15 ditësh do të hyjë në fuqi ligji “Për Paketën e maleve”, i cili synon nxitjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik apo turistik...

Tiranë, trafik i çmendur për orë të tëra/ Kolaps në Unazën e Madhe (VIDEO)

Trafiku kilometrik ka bllokuar qarkullimin në segmentin e Unazës së Madhe së Tiranës nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit. Vështirësia e qarkullimit në...

Votat nga diaspora “zbarkojnë” në Tiranë – Kryeson Italia dhe Gjermania!

Të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga...

Lajme të tjera

Web TV