Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për El Chapon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafikanti më famëkeq i drogës, El Chapo, do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi një gjykatë apeli la në fuqi vendimin e vitit 2019 për ta dënuar me burgim të përjetshëm. Paneli me tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Nju-Jork hodhi poshtë 10 arugmentet e paraqitura nga Joaquin Guzman për një rigjykim të çështjes, si dhe për kushtet e tmerrshme të burgut ku po vuan dënimin.

“Jam i sigurt që zoti Guzman do ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Supreme”, tha avokati mbrojtës i El Chapos, Marc Fernich, në një deklaratë të shpërndarë me e-mail. Zyra e Prokurorisë amerikane nuk pranoi të komentonte vendimin.

64-vjeçari Guzman, u dënua në shkurt 2019 për trafikimin e lëndëve narkotike me vlerë miliarda dollarë drejt Shteteve të Bashkuara, si edhe për vrasje të rivalëve të tij, në rolin e bosit të Kartelit të Sinaloas në Meksikë. Ai po e vuan dënimin në burgun “Supermax” në Kolorado, që njihet edhe si burgu federal amerikan më i sigurt.

Apeli i Guzman u përqendrua në një lajm të publikuar në median Vice News, një javë pas vendimit, ku një anëtar i jurisë thoshte se të paktën pesë anëtarë të tjerë kanë ndjekur raportimet në media për El Chapon, dhe kishin gënjyer për këtë para gjykatësit. Në këto raportime El Chapo akuzohej se si kishte droguar dhe përdhunuar vajza adoleshente, një veprim që avokatët e meksikanit e mohuan ta ketë bërë, dhe prokurori i çështjes nuk e ngriti fare si akuzë.

Në çështje me ndjeshmëri të lartë, gjykatësit i instruktojnë anëtarët e jurive që të mos ndjekin raportimet në media apo rrjetet sociale për çështjen. Megjithatë, gjykatësi i apelit tha se asnjë nga pretendimet e ngritura në artikullin e Vice News nuk sillte prova se anëtarët e jurisë ishin treguar të njëanshëm kundrejt Guzman.

Lexo edhe :  Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Sa për pretendimin se ishte futur në një “kafaz pa dritare” gjatë kohës që mbahej në paraburgim në burgun e Manhatanit, gjykatësi tha se kushtet, sado të ashpra, nuk përmbushnin kushtet për një gjykim të padrejtë të të akuzuarit, i cili ka një histori arratisjesh nga burgu në Meksikë.

Përveç Guzman, drejtësia amerikane ka dënuar edhe gruan e tij të tretë, Emma Coronel Aispuro, me tre vite burg, pasi ajo pranoi se ka ndihmuar në drejtimin e perandorisë së drogës, si dhe ka qenë ë përfshirë në arratisjen e tij nga burgu në korrik 2015 në Meksikë. El Chapo u kap përfundimisht në janar 2016.

Të fundit

“Opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit”/ Ish deputeti ‘leksion’ Berishës

Ish- deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV,...

Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e...

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Puka ka mbyllur tashmë numërimin e kutive të votimit, teksa PD-ja ka arritur fitoren. Procesi i votimit të dielën që zgjati nga ora 7.00 deri...

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon se janë 156 materiale të...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

Lajme të tjera

Web TV