Nano urdhër policëve: S’do toleroj askënd, godisni mbjelljen e drogës.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dhënë urdhër për kontrolle të imtësishme për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së strukturave të policisë, Nano tha se në fokus duhet të jenë dhe grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Të parandalohet me çdo kusht kultivimi i bimëve narkotike. Nuk do toleroj askënd, por askënd, cilido qoftë, që do implikohet dhe do bëhet palë me ata që tentojnë të kultivojnë. Përfitoj nga rasti që kam prefektin këtu, që t’i kërkoj mbështetjen e tij dhe të institucionit që drejton, që bashkërisht të punojmë për ta parandaluar kultivimin e kanabisit.

Njëkohësisht kërkoj nga ju që të evidentoni dhe godisni grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike kanabis dhe drogave të forta. Përgjegjësia është e përbashkët, që nga Policia vendore deri te ajo Kufitare, për rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndaj bashkëpunoni duke shkëmbyer informacion edhe me SHÇBA-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, zhvilloni operacione të përbashkëta, për të krijuar një terren të pafavorshëm për ata që merren me veprimtari kriminale”, ka thënë Nano mes të tjerash.

Të fundit

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

META do të përdorë të dhënat publike të përdoruesve evropianë për të trajnuar IA

Meta do të fillojë të mbledhë realisht të dhënat e përdoruesve evropianë vetëm pasi të ketë informuar, gjatë javëve në vijim, të gjithë personat...

Lajme të tjera

Web TV