“Funksionon në bazë të Kanunit”/ Mediat italiane “skanojnë” mafian shqiptare: Mjaft të rrezikshëm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi i Analizës Kriminale, me qendër në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, prezantoi një analizë të thelluar mbi kërcënimin që përfaqëson në Itali krimi shqiptar. Në nivel statistikor, raportimet me origjinë kriminale shqiptare janë në rënie, edhe për shkak të efektit të pandemisë. Por vitet e fundit, për shkak të dhunës brutale dhe agresionit që karakterizon këto banda kriminale, ato kanë parë një evolucion të shpejtë transnacional dhe sot përbëjnë një nga shprehjet kriminale më domethënëse në territorin kombëtar, thuhet në artikull.

Biznesi kryesor i veprimtarive kriminale shqiptare përfaqësohet nga trafiku i drogës (marihuanë, heroinë, kokainë dhe droga sintetike), por interesat kriminale shtrihen edhe në trafikun e armëve, trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Për sa i përket trafikut të drogës, Shqipëria konsiderohet një udhëkryq strategjik drejt Evropës pikërisht për shkak të të ashtuquajturës rrugë ballkanike.

Më tej artikulli konstaton se një nga elementët që e bën mafian shqiptare mjaft të rrezikshme në Itali është përdorimi i Kanunit. Megjithëse grupet kriminale abuzojnë me përdorimin e këtij Kodi zakonor, ato veprojnë në bazë të rregullave të familjes patriarkale shqiptare, thuhet më tej.

Në studimet e fundit të realizuar mbi mafian shqiptare konstatohet se organizimi i brendshëm i grupeve mafioze ka strukturën e një familje të vjetër patriarkale dhe që operon në formën e klanit ku shkeljet e rregullave zakonore dënohen rreptësisht, veçanërisht pabesia.

Krahas formimit të komuniteteve të mëdha në territorin italian, flukset migratore drejt Italisë kanë çuar edhe në zgjerimin e krimit shqiptar, i cili është përhapur dhe ka evoluar nga organizimi i brendshëm bazuar në përkatësitë familje dhe klane, i bazuar, rreptësisht nga rregullat e huazuara nga Kanuni. Kanuni është një përmbledhje dispozitash të së Drejtës Zakonore, që datojnë që në Mesjetë, e cila sot përdoret në mënyrë të krejt të çrregullt nga grupet kriminale; aty identifikohet bërthama ideale e shoqërisë, siç është familja patriarkale e cila dënon shkeljen e rregullave shoqërore sidomos në tradhtinë apo pabesinë ndaj familjes” – shpjegohet në artikull.

Lexo edhe :  Qeveria japoneze jep ndihmë financiare për restaurimin e liqenit të Urmisë

Më tej theksohet se këto organizata karakterizohen nga qëndrime të forta kriminale në nivel ndërkombëtar, ku kombinohen elementët tradicionalë me ato modernë e inovatorë.

Organizatat kriminale shqiptare karakterizohen nga qëndrime të forta kriminale në nivel ndërkombëtar, duke kombinuar karakteristikat tradicionale (disiplinë e brendshme e ngurtë, strukturë e organizuar në klane, hermetikë, besueshmëri) me elementë e rinj dhe modernë si lidhjet ndërkombëtare, aftësia tregtare si dhe aftësia për të vepruar në sektorë të larmishëm të botës së krimit”.

Të fundit

“E kam sharë për 12 vite, më ftoi për kafe!”- Rama replikon me simpatizantin e PD

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Ilir Vrenozin, një simpatizant të njohur të Partisë Demokratike, i cili publikoi një...

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar...

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së fundmi ai ka komentuar situatën...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Lajme të tjera

Web TV