Zgjedhjet vendore/ PS bën gati “festën”: Do ti marrim të gjashta bashkitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste gjeti konsensusin për 5 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të pjesshme. Kryesia e PS ende nuk ka dalë me një emër për Lushnjen. Drejtuesit e selisë rozë u shprehën se pritshmëritë e tyre janë që të merren të gjashta bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme.

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur për kandidaturat për kryetarë bashkie në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Në mbledhjen e kryesisë së PS-së të mbajtur dje u zyrtarizuan pesë kandidaturat që do garojnë në siglën e PS-së, ndërsa ka mbetur pezul Lushnja. Burimet pranë PS-së shprehen se për këtë bashki do të ketë të tjera konsultime, pasi nuk është arritur që të përcaktohet me konsensus emri i kandidatit. PS shpreson dhe ka bindjen që do mundë të marrë të gjithë bashkitë, përfshi edhe Shkodrën, kjo për shkak të përçarjes së plotë të PD-së e cila pritet të dalë me dy kandidatë, një që mbështetet nga Basha dhe një tjetër nga Berisha. Kjo formë do të copëzonte votën e të djathtëve dhe ajo që do përfitojë mbetet PS.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri tha se për Durrësin do të rikonfirmohet Emirjana Sako, pasi sipas tij ka justifikuar punën e saj. Ai tha se vazhdojnë ende konsultimet për bashkinë e Lushnjës. “Pas konsultimeve PS konkludoi me kandidaturat. Meqenëse drejtuesi politik i Durrësit nuk ndodhet këtu, për bashkinë Durrës vendosëm të rikonfirmojmë kryetaren aktuale Emirjana Sako, e cila ka justifikuar punën e saj. PS u nis nga parimi për figura të pastra dhe personalitete që mirëpresin qytetarë janë bërë konsultime të thella. Po vazhdojmë me sondazhe për të marrë opinion e anëtarësisë dhe qytetarëve për kandidaturën më të përshtatshme. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhjet me kandidaturat më të mira dhe të fitojmë të gjitha këto bashki”, tha Gjiknuri pas mbledhjes.

Pas tij drejtuesit politikë të qarqeve kanë publikuar emrat e kandidatëve. Për Dibrën do të jetë Rrahmi Spahiu. “Kryesia e PS mori në analizë kandidaturat e propozuar nga unë si drejtues politik u konkludua që kandidati për Dibrën nën siglën PS-së të jetë Rrahmi Spahiu, 55 vjeç, me karrierë të gjatë në sistemin bankar, Dibra ka një shans se do të ketë një menaxher. Është një person me karrierë të gjatë në administratën publike e sistemin bankar. Dibrës i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale dhe do të bëjmë punë të mira pas 6 marsit”, tha Ulsi Manja pas mbledhjes. Kurse në Shkodër, PS do të kandidojë Majlinda Angonin, e cila aktualisht mban pozicionin e Prefektes së qarkut. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj tha se në Bashkinë e Rrogozhinës do të rikandidojë Edison Memolla, kurse në Vorë Blerim Sheraj. 

Lexo edhe :  Koalicioni/ Berisha ushqen aleatët me 8 mandate, “lë thatë” të vetët

Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, njëherazi drejtues politik i qarkut të Fierit deklaroi se emri i kandidatit për kryetar të bashkisë Lushnjë do të bëhet i ditur të martën. Dhanë emrat e 5 kandidatëve, Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës e Rrogozhinë, emri i kandidatit të Lushnjës mbetet mister deri të martën. Ndërkohë Balla pranoi se Eriselda Sefa, drejtuese e emëruar e Bashkisë së Lushnjës aktualisht është një prej kandidatëve. “Besoj që e kanë bërë dhe kolegët e mi. Dua t’ju falënderoj për vëmendjen tek vendimmarrjet që merr kryesia e PS-së. Vendimmarrje që i nënshtrohen proceseve konsultative në gjithë territorin. Lidhur me interesimin për kandidatin apo kandidaten që PS do garojë në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Lushnjës, kemi zhvilluar një proces shumë të thellë dhe të ngutshëm për shkak të kohës që kishim në dispozicion konsultimi jo vetëm me strukturën.

Kemi bërë kësaj radhe një proces shumë më të hapur. Një proces dhe më të gjerë. Kam kërkuar që ditën e parë që një liste të reduktuar t’i shtohet një anketim publik dhe besoj të martën në mëngjes do keni emrin. Po, është e vërtetë që është një prej kandidatëve (Eriselda Sefa), por nuk dua të hyj sot në emrat, do ta quaja një lloj strategjie, për shkak se unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në qarkun e Fierit. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur që të përdorim këtë element. Kishte filluar dhe nuk u përmbyll dot sot.

Nuk dua të flas për numra, e rëndësishme është që kryetari i ri i bashkisë Lushnjë do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara projekte të mëdha. PS garon për t’i fituar 6 bashkitë. Ne konkurrojmë për të fituar në Shkodër. Jam prej muajit shtator drejtues politik në qarkun e Fierit dhe në mekanizmin e përdorur për të konsultuar, përveç konsultimeve të drejtpërdrejta, me shoqërinë civile, me sipërmarrjen, me fermerët, por në një mënyrë të përgjithshme dhe me popullin. Emrin do ta keni shumë shpejt, ditën e martë”, deklaroi Balla.

Të fundit

Dodik si Berisha ‘non grata’, dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë!

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërshtuan një sërë ligjesh të miratuara nga autoritetet e Republikës Serbe, të cilat...

Europa në udhëkryq?

Leonard Veizi Europa ka mbetur në udhëkryq tashmë. Ose duket sikur ka mbetur. Nuk dihet nëse do të marrë majtas, djathtas, do të kthehet mbrapa...

Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

Qeveria Shqiptare mori vendimin për mbylljen e përkohshme e TikTok në Shqipëri. Ky vendim i ardhur nga si paralajmërim nga kryeministri Edi Rama ka...

Vota e diasporës/ 246 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë mundësi të votojnë më 11 maj

Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. KQZ mbylli mesnatën e...

Ministrja Manastirliu uron mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin ndaj fëmijëve tanë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu “Me mirënjohjen për...

Lajme të tjera

Web TV