Kryemadhi akuza Bashës: Më 25 Prill u përballëm me pabesinë, kishim në krah një armik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar si të pabesë. Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se u ndodhën përballë sfidave me bandat, pabesinë dhe në partneritet me një armik në krah.

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë I jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë.

Me një partneritet që e kishin armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se pas 25 prillit do kërkonin ndryshime legjislative në mënyrë që sipas saj pushteti t’i kalojë parlamentit. Kryemadhi theksoi se sot parlamenti është kthyer në një teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë, duke iu referuar këtu Bashës dhe Ramës.

“Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare.  Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Të fundit

“Kam ulëritur sa po më dilnin sytë vendit”, Danja tregon si ishte izolimi në Big Brother

Eftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka....

Ben Blushi prezanton librin “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë

Publicisti Ben Blushi prezantoi botimi e tij më të ri “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë. Autori sjell një këndvështrim të botës...

Rama takim në Berat: E gjetëm me 30 mijë vizitorë në vit, tani vijnë 1 milion

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit me qytetarët e Beratit. Përpara se të nisesha sot...

“Rama nuk i bën dot 71 mandate”, Alibeaj bën llogaritë 10 ditë para zgjedhjeve

Sulmi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për partitë e vogla, të cilat kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë...

Mister me vdekjen e 27-vjeçares shqiptare në Itali! Ermela kontaktoi me avokatin për…

Ermela Muhametaj është 27-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e 28 prillit në qytezën e Larinos në Itali. Mediat vendase raportuan...

Lajme të tjera

Web TV