Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ E shoqja rrëfen fjalët e fundit: Më plagosën grua, s’marr dot frymë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë u regjistrua më 29 nëntor të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës ku u ekzekutua ish-deputeti Pashko Ujka. Ai ishte bashkë me të shoqen Natalinë Ujka duke ecur përkrah njëri-tjetrit në lulishten poshtë banesës së tyre në lagjen “Vasil Shanto” kur u qëllua me silenciator. Në lidhje me këtë ka folur për herë të parë edhe bashkëshortja e Ujkës, e cila rrëfeu fjalët e fundit të tij.

Ajo tha se në fillim nuk e kuptoi se çfarë ndodhi dhe mendoi se i shoqi u rrëzua përtokë. Por ai i kishte thënë se e kanë plagosur.

Bashkëshortja e tij tha:

“Unë përpara tij, një metër a nuk e di se si se ai (Pashko) ishte duke folur në telefon, edhe unë para tij ai mbrapa, veç kur dëgjova një puf (zhurmë) krejt të lehtë, që s’më besohej kurrë se mund të jetë një pistoletë se nuk e kisha dëgjuar kurrë. Veç kur ra në tokë. Kur më ka rënë në tokë i kam thënë “Pashko, u rrëzove”? Edhe e mora për ta çuar. Jo jo thotë nuk jam rrëzuar, më kanë plagosur. Jo mor Pashko nuk të kanë plagosur i them unë se s’ke gjak. Shof shpinën, se kishte rënë në tokë përmbys, edhe shoh në shpinë asnjë gjë më të vogël, as gjak asgjë. Më kanë plagosur moj grua, mezi po marr frymë.

Por jo mor Pashko nuk të kanë plagosur. Nuk ke asnjë gjë. Ose kush e di me çfarë të ranë i them unë. Nuk e di çfarë mendova në sekondë ndonjë tip shigjete. I kam çuar rrobat mbrapa e kam parë, një vrimë e vogël që nuk e di nga kishte hyrë ai plumb që i mori edhe jetën. Mua prapë s’më besoj, nuk më shkonte mendja se mund ta kenë plagosur. E megjithatë erdhi një djalë i ri, tha të ndihmoj ta çosh, u rrëzua? I them, kështu mendova se u rrëzua. Por, i thashë, ky më thotë se më kanë plagosur. Mos e luj tha. Edhe ne nuk e luajtëm nga vendi. E lamë aty.

Lexo edhe :  Balluku inspekton punimet në Qukës - Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Pashko Ujka ka mbajtur postin e deputetit në disa legjislacione. Në vitet 2005-2009 ai lëvizi nga Partia Aleanca Demokratike te PDK e Nard Ndokës, ku ushtroi për disa kohë funksionin e kreut të grupit parlamentar. Në vitin 2009 ai pati disa mosmarrëveshje me Nard Ndokën dhe u shkarkua nga ky i fundit. Në vitet 2011-2015 Ujka ka qenë në krye të Komunës së Velipojës. Atentati i 29 nëntorit nuk ishte i pari ndaj tij, pasi ai ka qenë në “shënjestër” edhe dy herë të tjera.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV