Ekonomia digjitale dhe fiskalizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Qurku

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ekonomia Shqiptare ka pësuar ndryshime thelbësore. Përparimet teknologjike kanë sjellë transformime në ofrimin e shërbimeve të ndryshme dhe përfshirje në jetën sociale të shoqërisë njerëzore.

Teknologjia digjitale ka dëshmuar se ofron mundësi për të përshpejtuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve, shoqëruar me ndryshime në tregje dhe modele biznesi në të gjitha fushat e ekonomisë.

Pandemia e Covid-19 është faktori më i fundit mjedisor, por me sa duket me një ndikim shumë të lartë, që po nxit përdorimin e teknologjisë digjitale, nëpërmjet integrimit të inovacioneve teknologjike në sektorë të ndryshëm. Ekonomia shqiptare është pjesë e këtyre ndryshimeve, megjithëse ritmet e ecurisë janë të ndryshueshme.

Për vendet në tranzicion si Shqipëria dhe për shumë vende të tjera të botës, ndryshimet në fushën e rregullimeve kontabël dhe raportimit financiar kanë qënë të vazhdueshme si rrjedhojë e proceseve të tilla si lufta kundër informalitetit, globalizimi, harmonizimi i standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit, zhvillimi i tregjeve të kapitalit, etj.

Një nga problemet që ka kërkuar zgjidhje ka qënë zhvillimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për kontabilitetin dhe raportimin financiar me qëllim rritjen e efiçencës, besueshmerisë dhe transparencës nga njëra anë dhe uljen e infromalitetit dhe korrupsionit në Administratën Tatimore nga ana tjetër.

Studimi i disa karakteristikave të sistemit aktual të taksave dhe tatimeve të njësive të ndryshme ekonomike ka evidentuar:

Së pari, natyrën konfidenciale të detyrimit të taksave të njësive ekonomike, e cila mund të privojë investitorët nga një pamje alternative e fitimit të tyre.

Së dyti, zbatimi rigoroz i standardeve në matjen e tatimit mbi fitimin tatimor, i cili automatikisht mund t’ju sigurojë njësive ekonomike disa stimuj për të reduktuar shmangien e taksave dhe të jenë më pak agresive në raportimin e fitimeve në tregjet e kapitalit.

Carl Levin, Senator i Shteteve të Bashkuara, ka thënë “Rivendosja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies është thelbësore për shëndetin ekonomik dhe fiskal të kombit tonë”. Por, të dish të ecësh, fillimisht duhet të kuptosh se ku je.

Qeveria Shqiptare në kuadër të reformave të ndërmarra pjesë të tyre ka bërë edhe digjitalizimin e ekonomisë.

Sistemi tatimor prej disa vitesh ka realizuar kalimin në deklarim online të raportimeve financiare dhe prej një viti tashmë është bëre pjesë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe modernizimi digjital, e cila ka ndikuar në cilësinë e raportimit të njësive të ndryshme ekonomike.

Biem dakord që qasja edukuese dhe këshilluese gjatë këtij procesi për njësitë ekonomike duhet duartrokitur sikundër edhe vendimi për shtyrjen e afateve për mosaplikimin e penaliteteve për kategori te caktuar njësish ekonomike.

Por sa gati ishte biznesi Shqiptar për këto ndryshime ndonëse akoma nuk e ka marrë veten nga krizat e njëpasnjëshme të dy viteve të fundit?

A u krye nje studim për të vlerësuar situatë aktuale  dhe për të evidentuar një kategorizim referuar ndarjes dhe hendekut që ekziston ndërmjet atyre që kanë qasje ne sisteme dhe paisje digjitale dhe atyre që nuk kanë, çka do të sillte dhe një plan strategjik më koherent të aplikimit të ketij procesi?

Referuar kodit ekonomik a u planifikuan te gjitha llojet e transaksioneve që kryen një njësi ekonomike gjatë aktivitetit operativ të saj?

A u analizua volumi i pritshëm i raportimit dhe përqindja e suksesit të sistemeve dhe paisjeve aktuale?

Pyetjet që ngrihen adresuar këtij procesi janë të panumërta dhe ndoshta shumica e tyre nuk do të marrin asnjëherë përgjigje apo zgjidhje adekuate, kjo për një fakt të thjeshtë se afati kohor për realizmin e fazave te procesit të fiskalizimit ishte një lak rreth fyti si për njësitë ekonomike ashtu dhe për ato të cilat u liçencuan për të ofruar zgjidhjet software-ike, por edhe i pa studiuar mirë. Realizimi i procesve të kësaj natyre kërkon njohjen dhe plotësimin e kërkesave në nivel institucionesh dhe individësh. Në të njëjtën kohë, ajo shoqërohet me sfida për të gjitha palët e përfshira.

Lexo edhe :  Debatet për Avokatin e Popullit/ Balla-Opozitës: S’mund të thoni “o këtë o rashë e vdiqa”

Përtej problematikave të raportuara deri tani nga biznesi dhe ekspertë të fushës, sipas konkluzioneve të publikuara në raportin “Fiskalizimi, mundësitë, sfidat dhe vështirësitë” për Tatimpaguesit e vegjël thuhet se jo vetëm që nuk kanë infrastrukturën e duhur për të zbatuar procesin, por kjo është një kosto shtesë për këto subjekte.

Sipas të dhënave të fundit, numri i tatimpaguesve të fiskalizuar ka arritur në 59,134 por prapë shumë larg numrit të atyre që duhet të fiskalizohen. Nga ana tjetër janë 36 kompani të liçensuara për të ofruar zgjidhje nëpërmjet Software-ve për procesin e fiskalizimit. Padyshim që numri i lartë diversifikon ofertën por nuk ul kostot për njësitë ekonomike.

Mekanizmat e monitorimit dhe kontrollit të këtyre kompanive, siguria dhe konfidencialiteti, aftësia e zgjidhjes së problemeve teknike të hasura në kohë reale, mbështetja teknike e pandërprerë për biznesin mbeten për tu vlerësuar në periudhat e ardhshme duke konsideruar që pjesa dërrmuese e tyre kanë kërkuar shtyrje të afatit për mosaplikim të penaliteteve për njesitë ekonomike.

Çështje teknike ende të pazgjidhura të fiskalizimit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Administrata Tatimore dhe kompanitë e liçensuara për të ofruar zgjidhje nëpërmjet Software-ve për procesin e fiskalizimit do të vështirësojnë edhe më tej procesin për vitin 2022, për më tepër që brenda afateve të përcaktuara ligjore do të kryhet edhe Raportimi i Pasqyrave Financiare për vitin e mbyllur më 31.12.2021 nga njësitë ekonomike.

E nëse ndalem dhe analizoj situatën vetëm sot, njësitë ekonomike duhet të kordinojnë punën e tyre mes minimalisht tre sistemeve të ndryshme: sistemit financiar apo programit të fiskalizimit të zgjedhur, platformës qëndrore të faturave të Administratës Tatimore dhe sistemit E-Filling. Ky konfuzion përtej faktit që nuk e përmirëson aspak klimën e biznesit, kërkon kohë, kosto dhe fuqi punëtore shtesë. Po me ata që mungon qasja në këto sisteme, qoftë edhe vetëm për mungesë infrasturkture apo paisjesh, shtrija në kohë e këtij procesi kompleks a mos do ishte një nxitje për formalizim e tyre?

Ndonëse në luftë me kalvarin e problematikave që shoqëron procesin e fiskalizimit, përballjes së vazhdueshme me ndryshime në paketën fiskale edhe pse u lobua fortë për qëndrueshmëri të paketës fiskale dhe ndërhyrje në të një herë në katër vjet mendoj se duhet të ishte miratuar tashmë një fond për subvencionimin e kostove të fiskalizimit për tatimpaguesit e vegjël, vendimi për shtyrjen e afatit për mosaplikimin e penaliteteve për një kategori të caktuar duhet të ishtë më i gjerë duke përfshire edhe njësi ekonomike të tjera, ndonëse

Ligji për procedurat tatimore në RSH lejon njësitë ekonomike të vetëkorrigjohen brenda një periudhe kohore prej 36 muaj, për gabime teknike të gjeneruara nga ky konglomerat sistemesh dhe platformash pse duhet penalizuar.

Problemet e procesit të fiskalizimit mund të jenë të shumta dhe do të marrin kohë deri në përsosjen e tyre, por ajo çfarë mund të shihet si mundësi për të ardhmen është bashkëpunimi produktiv mes biznesit, individëve dhe qeverisë. I kushtueshëm për masën, i papërballueshëm për disa, i panevojshëm për disa të tjerë por i domosdoshëm për matjen e të ardhurave, llogaritjen e drejtë të taksave dhe tatimeve, efiçencë në raportim, ulje e informalitetit.

Për sa më sipër mendoj se institucionet ligjzbatuese duhet të marrin në konsideratë sygjerimet e aktorevë dhe faktorëve duke hartuar një kalendar të ri fazash implementimi të proceseve zinxhir të fiskalizimit duke i lënë kohën e nevojshme për përshtatje, palëve të përfshira në proces.

 

[1] Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Të fundit

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Lajme të tjera

Web TV