E rëndë në Greqi/ Shqiptari lidhet dhe masakrohet me thikë nga dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rodos të Greqisë, ku një 38-vjeçar shqiptar është masakruar me thikë dhe sëpatë nga dy italianë. Mediat greke raportojnë se gjithçka nisi pas sherrit për një motoçikletë në korrik të viti të kaluar, por që sot është publikuar si rast në media. Mësohet se protagonistë të sherrit janë bërë një 46-vjeçar dhe nipi i tij 35-vjeçar.

Por çuditërisht autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh. Sipas të dhënave të policisë, shqiptarit i lidhën gojën, duart dhe këmbët dhe më pas i kishin vendosur një litar në qafë dhe e kishin dërguar në një magazinë që shërbente si dyqan, duke e masakruar me thikë dhe sëpatë.

46-vjeçari italian kishte dalë nga dyqani dhe si roje kishte lënë nipin, por këtë të fundit e kishte zënë gjumi. Nga kjo situatë shqiptari arriti që të shpëtonte, ndërsa kishte njoftuar policinë. Kjo e fundit gjeti në vendin e ngjarjes një sëpatë, një litar dhe një kordon, si dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar tha se i kishin zënë gojën.

Dy italianët u arrestuan duke u kapur edhe me substanca narkotike, por më pas u lanë të lirë duke u dënuar vetëm me gjobë.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV